Aktualitet

“Nuk dihet se kur mund të duhen”/ Diplomat serbe në Kosovë midis dy sistemeve

“Nuk dihet se kur mund të duhen”/ Diplomat serbe në

Rritja e interesimit për verifikimin e diplomave nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës po paralajmërojnë gjithnjë e më zëshëm integrimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor serb, ndërsa përfaqësuesit politikë të serbëve dërgojnë mesazhe kundërthënëse nëse ky proces është i domosdoshëm ose jo.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga Lista Serbe, Igor Simiq, nuk “sheh nevojë, as kuptim” që të punësuarit në institucionet shëndetësore dhe arsimore të Serbisë, të cilat funksionojnë në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, të paraqesin kërkesë për verifikimin e diplomave, pasi ata kanë status të rregulluar pune brenda sistemit të Serbisë.

Përndryshe, verifikimi i diplomave nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i cili funksionon brenda sistemit të Serbisë, është i domosdoshëm për të aplikuar për punë, për të marrë licenca profesionale ose për të dhënë provime profesionale në institucionet publike të Kosovës.

“Qytetarët pyesin çdo ditë për këtë… unë nuk shoh ndonjë arsye që të pyesin, përveç nëse e kanë ndërmend ta lënë vendin e punës që kanë dhe të aplikojnë për të qenë pjesë e një sistemi tjetër. Ky është i vetmi shpjegim logjik”, tha Simiq, ditë më parë, në një intervistë për Televizionin Most.

Ai shtoi se as vetë nuk e ka verifikuar diplomën e tij.

Sektori i shëndetësisë dhe arsimit në mjediset me shumicë serbe në Kosovë vazhdon të funksionojë brenda sistemit të Serbisë, ndërsa institucionet e tjera që financohen nga Beogradi, janë mbyllur kryesisht gjatë dy vjetëve të fundit nga autoritetet e Kosovës, me arsyetimin se kanë qenë ilegale dhe paralele.

Gjatë vitit të fundit, zyrtarë të lartë të Kosovës kanë theksuar gjithashtu se “sistemi dual” i shëndetësisë dhe arsimit nuk është i qëndrueshëm dhe se do të nevojitet integrimi në një sistem të vetëm.

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se verifikimi i diplomave është i nevojshëm, në mënyrë që pjesëtarët e komunitetit serb të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre para institucioneve të Kosovës.

Sipas tij, bëhet fjalë për çështje teknike dhe jo politike.

“Nëse analizohen ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, do të shihni se nuk ka hapësirë për punësim me diploma të institucioneve arsimore serbe. Për shembull, një zyrtar nuk guxon të pranojë një diplomë të Universitetit të Mitrovicës së Veriut ku shkruan Republika e Serbisë”, shpjegon Rashiq.

Pse serbët në Kosovë druhen nga integrimi i institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë?

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për të zgjatur mandatin e Komisionit për verifikimin e diplomave të lëshuara nga Universiteti në Mitrovicën e Veriut.

Kjo praktikë, në përgjithësi, vazhdon që nga viti 2015, kur është miratuar Rregullorja për procedurat dhe kriteret për lëshimin e vërtetimeve për qytetarët e Kosovës, që kanë marrë diploma në universitetin që funksionon në kuadër të sistemit arsimor të Serbisë.

Marija, nga komuna e Graçanicës, e ka verifikuar diplomën e saj nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në vitin 2019, edhe pse më pas nuk i është dashur për punën në arsim.

“Kam menduar se duhet ta shfrytëzoj mundësinë… Ja që tani kemi ardhur në një situatë, ku, megjithatë, duhet ta përfundojmë këtë procedurë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Marija shton se njerëzit nga rrethi i saj po bëjnë “masivisht” kërkesa për verifikimin e diplomave këto ditë, “sepse janë të vetëdijshëm se në të ardhmen e afërt, do të kenë nevojë për atë dokument nëse duan ta realizojnë të drejtën e tyre për punë në Kosovë”.

Vesna, nga veriu i Kosovës, e cila kërkon dhe shpreson të punësohet në sektorin e shëndetësisë, nuk e ka verifikuar ende diplomën e saj, por planifikon ta bëjë këtë, sepse “kurrë nuk dihet kur mund t’i duhet”.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se, deri tani, nuk ka menduar për verifikimin e diplomës, pasi ka konsideruar se nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë.

“Tani po përmendet gjithnjë e më shpesh integrimi [i shëndetësisë dhe arsimit], prandaj vendosa ta verifikoj diplomën, për çdo rast”, thotë ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti më 14 mars se do të vazhdojë të punojë për integrimin e arsimit dhe të shëndetësisë serbe në sistemin e Kosovës.

Po atë ditë u publikua edhe vendimi lidhur me zbatimin e Ligjit për të huajt në Kosovë, sipas të cilit, Prishtina zyrtare pranoi të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi 12-mujore për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk kanë dokumente të Kosovës, por janë të punësuar në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit.

Megjithatë, zyrtari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se vendimi për këto lehtësime është “rezultat i punës së madhe dhe diplomacisë” dhe shtoi se të gjitha institucionet arsimore dhe shëndetësore do të vazhdojnë të funksionojnë si deri më tani, në sistemin e Serbisë.

Mesazh të ngjashëm dërgoi edhe Beogradi zyrtar, ndërsa Bashkimi Evropian, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, tha se ka marrë parasysh synimin e autoriteteve të Kosovës për t’i integruar këto dy fusha, por theksoi se një gjë e tillë duhet të bëhet në konsultim me komunitetin serb.

“[Integrimi] duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet e dialogut, në koordinim të ngushtë me serbët e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre, si dhe me të dërguarin special të BE-së për dialogun [Peter Sorensen]”, thuhet në përgjigjen e një zëdhënësi të BE-së.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Ministrisë së Arsimit të Kosovës me pyetjet nëse ka të dhëna se sa persona, që nga viti 2015, e kanë shfrytëzuar të drejtën për të verifikuar diplomën serbe, si dhe nëse afati do të vazhdojë të zgjatet, por nuk mori përgjigje.

Ministri Rashiq thekson se qindra persona i kanë verifikuar me sukses diplomat e tyre deri në dhjetor të vitit të kaluar, por se interesimi për këtë proces është rritur ndjeshëm që nga fillimi i vitit 2026.

“Deri në dhjetor 2025 kemi pasur rreth 50-60 kërkesa në muaj, por gjatë janarit kemi pasur rreth 100 kërkesa në javë, në shkurt mbi 200, ndërsa gjatë marsit mbi 300 persona në javë kanë paraqitur kërkesë për verifikimin e diplomave. Deri të enjten e javës së kaluar, kur e zgjatëm mandatin e komisionit, mbi 700 kërkesa prisnin përgjigje, që do të thotë se qytetarët e kanë kuptuar se sa e rëndësishme është kjo çështje”, thotë Rashiq.

Ai shton se disa përfaqësues politikë nga Lista Serbe duhet të ndalojnë “t’i çojnë njerëzit në përfundime të gabuara”, se qytetarëve nuk u nevojiten dokumente të caktuara të institucioneve të Kosovës, sepse, sipas tij, praktika gjithmonë tregon të kundërtën.

Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës në vitin 2022 për të kundërshtuar zëvendësimin e targave serbe të makinave me targa të Kosovës, ndërsa më pas ka bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve dhe të regjistrimit të popullsisë.

Në vitin 2011, Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen për njohjen e diplomave universitare në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Më pas, në vitin 2016, janë dakorduar edhe konkluzat për njohjen e ndërsjellë të diplomave, bazuar në marrëveshjen fillestare të vitit 2011.

Kjo çështje përmendet edhe në Marrëveshjen e fundit për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën dy vendet e kanë pranuar në vitin 2023.

Kosova dhe Serbia janë angazhuar për njohje të ndërsjellë të diplomave edhe me Marrëveshjen e Uashingtonit, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 2020.

Megjithatë, Serbia vazhdon të mos i njohë diplomat nga Universiteti i Prishtinës, të cilat kryesisht i kanë përfaqësuesit e komunitetit shqiptar që jetojnë në Luginën e Preshevës./REL

universiteti i mitrovicës së veriut kosove serbi

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë