Reforma për digjitalizimin e sistemit të inspektimit në Shqipëri po hyn në një fazë të re zbatimi, si pjesë e ndryshimeve të ligjit nr. 99/2024, me synim rritjen e transparencës, efikasitetit dhe besimit të publikut ndaj këtij procesi.
Në këtë kuadër, në ambientet e Inspektorati i Përgjithshëm u zhvillua ceremonia e dorëzimit të 143 tabletave për inspektorët rajonalë dhe vendorë, me qëllim lehtësimin e punës në terren dhe krijimin e kushteve optimale për ushtrimin e detyrës.
Sistemi i ri digjital mundëson kryerjen e inspektimeve në distancë, raportimin elektronik, menaxhimin e integruar të të dhënave dhe monitorimin në kohë reale të proceseve inspektuese. Sipas autoriteteve, kjo do të garantojë standardizim të plotë, transparencë dhe përgjegjshmëri më të lartë në çdo fazë të kontrollit.
Sistemi i inspektimeve udhëhiqet dhe koordinohet nga Inspektorati i Përgjithshëm, i cili siguron bashkëveprim mes strukturave qendrore dhe atyre vendore, duke shmangur mbivendosjet dhe konfliktet e kompetencave.
Një tjetër element kyç i reformës është krijimi i një databaze të integruar për subjektet e inspektimit, forcimi i kuadrit institucional përmes Bordit të Inspektimeve, si dhe rritja e profesionalizmit të trupës inspektuese përmes trajnimeve dhe certifikimeve.
Në një prononcim për mediat, Dashnor Sula theksoi se çdo inspektor do të ketë kushte optimale për të përmbushur detyrën sipas ligjit.
“Dixhitalizimi i sistemit të inspektimit është një hap vendimtar në reformën e ndërmarrë nga qeveria me ndryshimet e bëra në ligjin 99/2024 për inspektimin me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe rritjen e besimit ndaj tij.
Ky sistem mundëson kryerjen e inspektimeve në distancë, raportimin elektronik, menaxhimin e integruar të të dhënave dhe monitorimin në kohë reale të procedurave inspektuese në terren, duke garantuar transparencë, përgjegjshmëri dhe standardizim të plotë të procesit.
Për ketë qëllim sot në ambientet e Inspektoratit të Përgjithshëm u bë dorëzimi i 143 tabletave për lehtësimin e punës ne terren të inspektoreve rajonalë e vendorë me synim krijim e kushteve optimale të punës si një domosdoshmëri për funksionimin efikas të sistemit.
Sistemi i inspektimeve udhëhiqet dhe koordinohet nga Inspektorati i Përgjithshëm, i cili siguron bashkëveprim të strukturuar ndërmjet inspektorateve qendrore, njësive të specializuara dhe strukturave vendore, duke shmangur mbivendosjet, konfliktet e kompetencës dhe përdorimin joefikas të burimeve.
Krijimin i një databaze të integruar për subjektet e inspektimit, forcimin e kuadrit institucional përmes Bordit të Inspektimeve, si dhe profesionalizimin e trupës inspektuese përmes trajnimit, certifikimit dhe standardeve të unifikuara.
Unë si Inspektor i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë garantoj të gjitha inspektoratet qendrore , rajonale dhe vendore që cdo inspektor do të punoj në kushte optimale për përmbushjen në detyrën e tyre sipas ligjit 99/2024 për inspektimin. Jam i bindur qe çdo inspektor nga dita e sotme e ne vazhdim do te tregoje përgjegjshmëri dhe integritet për te përmbushur detyrën”, u shpreh Sula.