Aktualitet

Nga 'aksidente' të quheshin 'vrasje', cilat janë propozimet në Kodin Penal që nuk morën dritën jeshile të Kuvendit në vitin 2017

Nga 'aksidente' të quheshin 'vrasje',
 

TIRANË- Ngjarja e djeshme në Durrës, ku u vranë dy fëmijë të mitur 10 dhe 12 vjeç ka rikthyer në pah problemet në Kodin Penal në vend. Në Shqipëri, ngjarjet e tilla quhen vetëm aksidente dhe dënohen si të tilla edhe pse janë vrasje.

Në vitin 2017, Ministri i Brendshëm atëherë Saimir Tahiri ka bërë disa propozime për ndryshime në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “Aksidente me pasojë vdekjen”, por “Vrasje”.

Një ndër propozimet e bëra është pika 2 e nenit 290. Kjo pikë është edhe dënimi më i rëndë i propozuar prej tyre, në të cilin thuhet se çdo person që është nën ndikimin e drogës apo alkoolit që shkakton me automjet vdekjen e një personi, dënohet nga 8 deri në 10 vite burg.

Po ashtu në propozim thuhet se drejtuesi i mjetit shkakton vdekjen e më shumë njerëzve, apo vdekjen ose plagosjen e një apo më shumë personave, aplikohet dënimi që duhet zbatuar për shkeljen më të rëndë, të rritur deri në tri herë, por dënimi nuk mund të tejkalojë 18 vite burgim.

1.     Vrasja e kryer nga pakujdesia në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dënohet me burg nga dy deri në shtatë vjet.

2.     Cilido që drejton një automjet apo mjet tjetër të motorizuar në gjendje të dehur ose nën efektin e substancave narkotike ose psikotrope, kur shkakton vdekjen e një personi nga pakujdesia dënohet me burgim nga tetë vjet deri në dhjetë vjet.

3.     Vrasja e kryer nga pakujdesia në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rastin kur:

a)     Drejtuesi i mjetit motorik qarkullon në një qendër të banuar me një shpejtësi deri dyfishin e asaj të lejuar, por jo më të vogël se 70km/orë ose në rrugët jashtëqytetëse me një shpejtësi të paktën më të madhe se 50 km/orë se shpejtësia maksimale e lejuar, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet;

b)    Drejtuesi i një mjeti motorik kalon në një kryqëzim të pajisur me semafor kur ai është në dritë të kuqe, si dhe në rastet e qarkullimit në sens të kundërt, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet;

c)     Drejtuesi i një mjeti motorik në lëvizje kryen manovra të kthimit në afërsi ose në kryqëzime/interseksione, në kthesa ose kurrize rrugore ose gjatë kryerjes së parakalimeve të një mjeti tjetër në afërsi të një kalimi këmbësorësh ose të një vije të vazhduar të pandërprerë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

4.     Në rastet e paragrafëve të sipërpërmendur në pikën 3 të këtij neni, kur drejtuesi i mjetit nuk është i pajisur me leje drejtimi apo leja e drejtimit i është pezulluar ose hequr dhe mjeti është në pronësi të tij dhe i pasiguruar, dënimi me burgim rritet me një të tretat.

5.     Në rastet e parashikuara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, në qoftë se ngjarja nuk është vetëm rezultat i veprimit ose mosveprimit të autorit të veprës penale, dënimi reduktohet deri në gjysmën e dënimit të parashikuar.

6.     Në rastet e parashikuara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, në qoftë se drejtuesi i mjetit shkakton vdekjen e më shumë se një personi, aplikohet dënimi që duhet zbatuar për shkeljen më të rëndë të rritur deri në tre herë, por dënimi nuk mund të tejkalojë tetëmbëdhjetë vjet burgim.

7.     Në rastet e parashikuara në pikat 1, 2 dhe 3 të këtij neni, nëse drejtuesi i mjetit, largohet nga vendi i aksidentit, dënimi i parashikuar rritet me një të tretën deri në dy të tretat por dënimi nuk mund të jetë më i vogël se pesë vjet burgim.”

Por këto propozime të Tahirit, nuk kanë gjetur mbështetjen në Kuvend. Deputetët e asaj legjislature, i kanë rrëzuar këto ndryshime në Kodin Penal

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale