"Më falni, po çtë drejtë morale ka qeveria që vjen të kërkojë gjobën këtij apo atij qytetari, në një kohë kur Pirini grabit tokën e sekuestruar, nuk kishte dëgjuar kush kurrë. Toka e sekuestruar nga prokuroria mirret dhe i jepet një ish-noteri i cili bënte pjesë në një grup që trafikonte 400 kilogram kokainë, Emiljano, Emiljano. E kuptoni tani se si ndahen paratë e kokainës, nga Pirini te Emiljano, nga Emiljano te Pirini dhe ata vazhdojnë, u gjobisin ju. U gjobisin ju me mashtrime, me sahat të prishur, pa të gjitha. Asnjë nuk pranohet më. A mund të gjobitet fshatari në Kashnjet se rregullon çatinë e tij, në një kohë kur Pirini për të mbushur thasët me ryshfet jep leje në rërë, jashtë kompetencave të tij. Marrin fund këto edhe Pirini edhe Pirinët do të shkojnë atje ku e meritojnë. Shtëpia do të pastrohet.
I madhi Zot e ka thënë, pastroje shtëpinë që të vij unë brenda. Ndaj dhe ne do ta pastrojmë shtëpinë nga Edvinat, nga Pirinat e me radhë e me radhë. Unë garantoj fermerët e mrekullueshëm të Lezhës, lezhnjanët punëtorë, mirditorët, banorët e Kurbinit, të të gjithë këtij qarku se suksesi i fermave të tyre është një nga qëllimet madhore të programit tonë. Se ne, do të subvencionojmë çdo fidan, çdo kokë bagëti, çdo njëri prodhimi, se ne do të 5-fishojmë subvencionet për fermerët në mënyrë që ata të marrin ato subvencione që merr fermeri në Maqedoni, Kosovës, Serbi e Mal të Zi. I garantoj fermerët se linja e kreditit të butë, në të cilën qeveria do të paguajë 80% të interesave do të instalohet menjëherë me bankën e re të zhvillimit që do krijojmë. I siguroj fermerët se në territorin e Shqipërisë nuk do të futen kurrë, kurrë pesticid kancerogjen dhe asnjë lloj imputi bujqësor që nuk tregtohet në 2-3 vende të Bashkimit Europian. Garanci të plotë për prodhimet e tyre.
I garantoj fermerët e Lezhës dhe gjithë Shqipërisë se do të mbrohet, do të ketë mbrojtje sezonale për prodhimet e tyre, se çdo vend në botë i mbron në sezon, prodhimet e fermerëve të vet, përveç këtyre që hapën kufijtë për Ballkanin e Hapur dhe falimentuan me qindra e mijëra ferma, përgjysmuan bagëtitë dhe prodhimin. Ballkani i hapur në kosh përfundon. Asnjë ditë nuk do të zbatohet pas ardhjes në pushtet. I garantoj fermerët se të gjitha shërbimet dhe ekstensionet do ti kenë falas dhe se taksa armiqësore, asimetrike, TVSH e njëashme merr fund javën e parë të qeverisjes. Do të jetë simetrike, në mënyrë që paratë të mbeten jo te grosisti, por të shkojnë tek fermeri. Pas Ballkanit të Hapur këta vendosën një taksë që nuk e ka kush në botë, taksë të njëashme, tek grumbulluesi dhe ai ka më interes të blejë mallra importi se të blejë prodhimet e Lezhës, të Zadrimës.
Merr fund.
Pra ne jemi të vendosur të prodhojmë, të prodhojmë kudo. Ju garantoj se ulliri do të jetë një projekt kryesor, gjersa të arrijmë në 20 milionë rrënjë. 4 mln na la Skëndërbeu, 11 mln arritëm, do të arrijmë në 20 mln. Do subvencionojmë arrorët, shegën, dhe çdo pemë frutore tjetër. Do subvencionojmë bimët aromatike. Shqipëria është një vend me pasuri përrallore në bimët aromatike. I falimentoi një e nga një narko euro. Po pse i falimentoi narko euro. Po mo zotëri, se euro u rrëzua përtokë në Shqipëri, u zhvlerësua në Shqipëri nga paratë që sjellin trafikantët me kontenier, miqtë e Pirinit apo ata që marrin e shesin 400 kg kokainë dhe arrijnë të grabisin tokën e sekuestruar. Merr fund kjo praktikë.
Ju garantoj ju, ju garantoj këtu se, shteti do të krijojë një bord me të cilin do të kompensojë çdo rënie të euros për eksportuesit. Çdo eksportues humbi me euron 35%, por 35% nuk e kanë fitimin pothuajse asnjëri prej tyre dhe shumica e tyre falimentuan. Ka 3 vite miqtë e mi që prodhimi industrial bie në pikiatë. Ka 3 vite që eksportet vetëm nga 2023-2024 janë ulur me 32%. Mijëra e mijëra shqiptarë humbën vendet e punës dhe morën rrugët e dheut. Ne i rikthehemi fuqishëm prodhimit. Ne do të subvencionojmë euron, masën e rënies së saj, sikundër do presim me gërshërë, me forcën e ligjit çdo kanal të parave të zeza që hyjnë në Shqipëri. Shqiptarët nuk kanë nevojë për para të zeza, shqiptarët kanë nevojë të paguhen për djersën e tyre, për mendjen e tyre, për mundin e tyre," tha Berisha.