Aktualitet

Linda Rama: Çanta e globalizimit mbi shpinën e fëmijëve tanë

Linda Rama: Çanta e globalizimit mbi shpinën e fëmijëve
 

Ndjehem thellësisht e nderuar që jam mes jush sonte dhe, sinqerisht, jo plotësisht e bindur se e meritoj një hapësirë kaq të veçantë në një mbledhje kaq të veçantë.

Faleminderit, Fiona. Do të thotë shumë për mua që ti, një mendje e ndritur që e kam ndjekur me shumë respekt prej kohësh, më ke besuar një detyrë të tillë.

Dhe nuk mund të rezistoj pa përmendur këtu edhe një person tjetër shumë të dashur për mua, një grua që e vlerësoj jo vetëm për gjykimin e saj të thellë, por mbi të gjitha për forcën e saj të karakterit. Ajo është Cherie Blair, dhe kurrë s’do të jem në gjendje ta falënderoj sa duhet që, si një mike e vërtetë, më ndihmoi të kapërcej një paragjykim të rrezikshëm, idenë se puna ime profesionale nuk mund të vazhdonte normalisht pasi im shoq u bë Kryeministër.

Linda Rama: Çanta e globalizimit mbi shpinën e fëmijëve
 

Të dashur miq,

Në një mbledhje me kaq shumë kuptim sa kjo, do të kishte pak kuptim t’i mbaja një ligjëratë kujtdo këtu për globalizimin, për atë që funksionon dhe atë që jo.

Por ndoshta ka kuptim të ndaj me ju disa mendime që pyetja “A jetojmë ende në epokën e globalizimit?” ngjall në dikë si unë, që ka kaluar nëpër tunelin e komunizmit.

Isha 28 vjeç kur kapërceva kufirin dhe u largova për herë të parë nga vendi im i vogël. Në atë moshë përdora për herë të parë librin ‘Essential English’ për të folur me një të huaj, mbajta në dorë për herë të parë një kartëmonedhë dollari amerikan dhe bëra shkëmbimin e parë valutor, hyra për herë të parë në një bibliotekë të mbushur plot me libra në gjuhë të huaj.

Ishte viti 1992. Sapo kisha parë dritën në fund të një tuneli shumë të gjatë. Ëndrra jonë më e madhe ishte liria. Liria për të lëvizur, për të votuar, për të folur, për të besuar apo për të mos besuar në Zot, për të punuar. Ëndrra e lirisë na kishte përpirë tërësisht, edhe pse ende nuk dinim ç’të bënim me të, apo çfarë do të sillte ajo në jetët tona.

Në atë çast, bota e zhvilluar dhe e lirë po ndiqte ëndrrën e vet të madhe, globalizimin. Një botë përtej fundit të historisë: pa ideologji, pa mure, pa kufij, me më shumë liri dhe jetë më të mirë. Kujtimet e luftës dhe plagët e ndarjeve të thella e bënin dëshirën për unitet dhe paqe edhe më të fortë midis kombeve. Kështu që, ndërsa ne po iknim nga komunizmi dhe ëndërronim t’i bashkoheshim botës suaj, ju po ëndërronit për një fshat global dhe po e bënit realitet me shpejtësi. Me pak fjalë, as ne dhe as ju nuk ishim plotësisht të vetëdijshëm për atë që na priste.

Për dikë të lindur në një vend që gjithmonë ka prodhuar më shumë histori se sa ka mundur të përtypë, “fundi i historisë” dukej si një bekim dhe hapja e rrugëve, deteve dhe qiellit për t’u ribashkuar me qytetërimin tuaj, si një mrekulli.

Sot di më shumë. Të gjithë dimë më shumë. Dhe, megjithëse kurrë nuk do të kthehesha pas, rikthimi i historisë, me detet e saj të trazuara dhe qiellin e saj me stuhi, e bën rrugën përpara shumë më pak të sigurt sesa dukej dikur.

Linda Rama: Çanta e globalizimit mbi shpinën e fëmijëve
 

Dimë mirë përparësitë që globalizimi i ka sjellë njerëzimit. Ai ka lidhur njerëzimin në mënyra dikur të paimagjinueshme. Ekonomitë prodhojnë më shumë, më mirë dhe më lirë duke arritur edhe te ata që, pa globalizimin, do ta kishin pasur të pamundur mbijetesën. Inovacioni lulëzon falë bashkëpunimit global në shkencë dhe teknologji, duke sjellë arritje të mëdha në mjekësi, energji të rinovueshme dhe komunikim. Muzika, filmi dhe arti udhëtojnë lirshëm, duke mbartur talent, tinguj dhe rrëfime përtej kulturave, duke na ndihmuar të kuptojmë dhe njohim më mirë njëri-tjetrin. Komunikimi është më i shpejtë dhe më gjithëpërfshirës se kurrë; “cloud computing”, inteligjenca artificiale dhe ndërveprimi online e kanë thelluar integrimin digjital përtej çdo parashikimi.

Këto janë përparësitë që i lejojnë edhe një vend të vogël si Shqipëria të ndihet dhe të veprojë pa kufij, si bija e saj Nënë Tereza, e cila dikur tha:

“Me gjak jam shqiptare. Me shtetësi, indiane. Sa për thirrjen time, i përkas botës.”

Ajo na kujtoi se identiteti nuk është mur, por urë. Se përkatësia kur ndahet nuk zvogëlohet, shumëzohet.

Po aq të pakufizuara janë arritjet e Ismail Kadaresë, shkrimtarit tonë të madh të përkthyer në më shumë se 45 gjuhë, dhe të shqiptarëve si Dua Lipa, Ermonela Jaho apo Mira Murati, që kanë arritur majat e artit, shkencës dhe teknologjisë botërore.

Pa përfitimet e globalizimit, bukuria natyrore e Shqipërisë do të kishte mbetur e izoluar. Dymbëdhjetë milionë vizitorë erdhën vitin e kaluar në një vend me më pak se tre milionë banorë. Çdo takim, çdo vakt i përbashkët, çdo fotografi e bërë në brigjet apo vendet tona kulturore është Shqipëria që rizbulon vendin e vet në historinë globale.

Po kështu, integrimi ynë europian, i riafirmuar në çdo forum ndërkombëtar dhe i mbështetur nga shumica dërrmuese e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, do të kishte mbetur një ëndërr që zbehej, po të mos kishim ndarë vrullin e pandalshëm që solli globalizimi.

Por dimë gjithashtu se ky “iluzion i bukur që vrapoi më shpejt se zemra e vet”, siç e përshkroi dikush, nuk ka vdekur. Është thjesht “duke u shpërbërë, i minuar nga kundërshtitë e veta”, siç tha me të drejtë një tjetër.

Sot, globalizimi politik duket thellësisht i fragmentuar. Legjitimiteti i institucioneve globale vihet në dyshim. Varfëria dhe pabarazia vazhdojnë kokëfortësish. Rivalitetet gjeopolitike po shtohen. Izolacionizmi po ringjallet. Nacionalizmat po rishfaqen. Luftërat po e shtrijnë ndikimin e tyre përtej kufijve. Lëvizjet kundër emigrantëve po rriten. Të drejtat e fituara po gërryhen. Jeta digjitale dhe rrjetet sociale na çorientojnë dhe pasiguria mbizotëron në botën virtuale ku jetojmë çdo ditë, ku të dhënat tona zhduken në një errësirë që nuk e shohim dot.

Në vitin 2025, ajo që dikur e shihnim si historinë më të madhe të përparimit njerëzor, sot dyshohet dhe bombardohet çdo ditë me pyetje, ndërsa pasiguritë e çdo lloji shtojnë stresin, ankthin dhe tensionin ndërbreznor.

Arsyet janë padyshim më të gjera se sa mund t’i kap unë, por, duke u mbështetur në të kaluarën tonë komuniste dhe para-komuniste dhe në tri dekadat e tranzicionit, do të ndalesha në një faktor kyç:

Ende nuk kemi mësuar si të jetojmë dhe sillemi globalisht në këto rrethana të reja. Nuk kishim si ta dinim më parë dhe ende nuk dimë sa duhet sot. Ndërsa globalizimi zgjeronte territoret e tij, edhe reflektimi dhe i nxëni ynë duhej të ishin zgjeruar po aq. Por të dyja kanë qenë të pamjaftueshme krahasuar me shkallën e zgjerimit të globalizimit.

Megjithëse sot mendimtarët dhe studiuesit na arrijnë më lehtë përmes mediave sociale, podkasteve dhe programeve të panumërta, ne ende i dëgjojmë shumë pak filozofët, ekonomistët, sociologët, psikologët, teknologët, gjuhëtarët apo mjekët. Edhe më pak dëgjojmë njerëzit e zakonshëm dhe përditshmërinë e tyre.

Dhe kështu, përpiqemi të menaxhojmë një botë tepër komplekse dhe dinamike me praktikat, besimet dhe kufizimet e së shkuarës në vend që ta kuptojmë, mësojmë dhe përshtatemi bashkë me të.

A jetojmë ende në epokën e globalizimit?

Po, jetojmë sepse, siç tha Tony Blair në vitin 2019, “Globalizimi nuk është zgjedhje, është realitet.”

Për ta mbyllur, ndërsa përgatitesha për këto fjalë, nuk munda të mos bëja një paralelizëm mes fazës së sotme të globalizimit plot sfida dhe pyetje dhe çantës së shkollës së Zaho-s, djalit tim 11-vjeçar.

A ju kujtohet si në brezin tonë çantat e shkollës mbaheshin me dorë prandaj quheshin “çantë-dore shkolle”? Sot, asnjë fëmijë nuk e mban më çantën në dorë. Të gjithë i mbajnë në shpinë, sepse me kalimin e viteve çantat u bënë gjithnjë e më të mëdha, më të rënda, aq sa asnjë fëmijë i vogël s’mund t’i mbajë ndryshe. Dhe kështu, fëmijët tanë shkojnë dhe kthehen çdo ditë në shkollë të përkulur nën peshën e saj.

E dini pse? Sepse në atë çantë, në atë shpinë fëmije, qëndrojnë bashkë e kaluara dhe e tashmja. Brenda saj janë iPad-i ose kompjuteri personal, por edhe tekstet tradicionale, lapsi digjital dhe kutia e lapsave plot me lapsa, kalkulatori dhe fletorja me katrorë ku mësohet logjika e matematikës si dikur, fletoret e shënimeve dhe fletoret e detyrave të shtëpisë si më parë.

Në shkollë ka mësues që ende nuk dinë ku mbaron e kaluara dhe ku fillon e tashmja në metodat dhe sjelljet e tyre arsimore ndërsa vetë ata duhet të bëhen sërish nxënës për t’u mbajtur në hap me ndryshimin digjital. Dhe jemi ne, prindërit, që panikojmë për misterin e së ardhmes, duke zbatuar pa pushim rregullat e së shkuarës.

Kjo është çanta e globalizimit mbi shpatullat e Zaho-s. Plot mundësi të pafundme për të mësuar, por e rëndë, e ndërlikuar dhe, ndonjëherë, kaotike. Të gjithë e mbajmë sot atë çantë.

Kjo është çanta e globalizimit.

Të dashur miq,

Është e drejtë të shqetësohemi thellë kur shohim se vendimet e përditshme sfidojnë parimet dhe qëllimet e ëndrrës fillestare të globalizimit. Por nuk duhet të alarmohemi nga ngadalësimi i tij. Ky ngadalësim mund të jetë një dhuratë që na jep kohë për të reflektuar, për ta bërë udhëtimin më të lehtë, më të qartë, më pak stresues dhe më të lehtë për t’u mbajtur nga fëmijët tanë.

Faleminderit.

Adresimi në darkën e organizuar me të ftuarit e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë dhe të Politikave Globale, Londër 2025

 

 

 

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë