Aktualitet

Kundërshtarët dhe mbështetësit e Vuçiç protestojnë në qytetet serbe mes tensioneve në rritje

Kundërshtarët dhe mbështetësit e Vuçiç
 

SERBI- Kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u mblodhën në vende të ndryshme më 12 prill për të protestuar, në një kohë kur tensionet janë të larta, pas muajsh protestash të organizuara nga studentët kundër Qeverisë së udhëhequr nga Vuçiçi.

Vetë Vuçiç i mblodhi mbështetësit në Beograd, duke njoftuar se do ta formojë një lëvizje të re politike përballë valës në rritje të protestave që filluan në nëntor, pas shembjes së strehës në stacionin e trenit si pasojë e të cilës humbën jetën 16 njerëz në Novi Sad.

Protestuesit, të udhëhequr nga grupe studentore por të bashkuar nga mijëra të tjerë, kanë fajësuar korrupsionin dhe mungesën e kujdesit për tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Protestat janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë që kundërshton atë që demonstruesit e cilësojnë si dështim të sundimit të ligjit, si dhe korrupsion sistematik nën udhëheqjen e Vuçiçit, i cili ka shërbyer si president që nga viti 2017, pasi më parë ishte kryeministër për tre vjet.

Vuçiç këmbëngul se protestat - të cilat janë kthyer në një nga sfidat më të mëdha ndaj pushtetit të tij të kamotshëm - po e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në vend dhe i akuzon organizatorët se paguhen nga “agjenci të huaja të inteligjencës”.

Para mijëra mbështetësve, presidenti populist i Serbisë tha se autoritetet duhet të nisin procedurat “për të rikthyer rendin në vend” dhe se “respektimi i plotë i Kushtetutës [duhet të ndodhë] për të garantuar sigurinë e Serbisë”.

Vuçiq tha gjatë tubimit se është e nevojshme një “Lëvizje për Popullin dhe Shtetin”, sepse “na nevojitet energji e re dhe forcë e re, një plan i ri, jo plan deri në vitin 2027, por deri në vitin 2035”.

Ai nuk dha hollësi për këtë lëvizje, por tha se do të mbahen tubime të tjera.

Vuçiç përsëriti thirrjen ndaj studentëve për t’u rikthyer në shkolla dhe deklaroi se “revolucioni me ngjyra ka përfunduar”.

Autoritetet në Serbi i kanë quajtur vazhdimisht protestat dhe bllokadat e udhëhequra nga studentët si një përpjekje për “revolucion me ngjyra”.

Ky është një term që i referohet kryengritjeve popullore në vende si Ukraina, Gjeorgjia dhe Kirgizi, që çuan në rrëzimin e qeverive atje.

Protestat popullore që çuan në rrëzimin e liderit jugosllav, Sllobodan Millosheviq në vitin 2000 gjithashtu shpesh cilësoheshin si “revolucion me ngjyra”.

Gazetarët në vendngjarje raportuan se shumë nga mbështetësit që morën pjesë në tubim ishin sjellë me autobusë nga e gjithë Serbia si dhe nga Kosova dhe Bosnje e Hercegovina, ku ka minoritete të mëdha serbe.

Lideri serb i Bosnjës, Millorad Dodik - i kërkuar nga autoritetet qendrore në Sarajevë pasi u dënua për shkelje të Kushtetutës së Bosnjës - u shfaq në tubimin e Beogradit, raportoi AFP.

Dodik, i cili është president i entitetit serb në Bosnjë - Republika Sërpska - iu drejtua turmës në tubim.

Ai është gjithashtu nën sanksione nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar për veprime që qeveritë perëndimore thonë se synojnë shkëputjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

Arkivi i Takimeve Publike, një organizatë joqeveritare që vlerëson madhësinë e turmave, tha se në tubimin në Beograd morën pjesë rreth 55.000 persona. Më 15 mars, grupi vlerësoi se protesta e udhëhequr nga studentët kundër qeverisë kishte midis 275.000 dhe 325.000 pjesëmarrës.

Ndërkohë, protesta e udhëhequr nga studentët u mbajt në rrugët e Novi Pazarit, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit.

Protesta është në mesin e një sërë demonstratash të thirrura nga studentët që kanë bllokuar fakultetet universitare për më shumë se katër muaj, duke kërkuar llogaridhënie nga Qeveria për vdekjen e 16 njerëzve pas shembjes së strehës së betonit në Novi Sad.

Një grup studentësh në bllokadë ecën për ditë me radhë nga qytete të tjera drejt Novi Pazarit për t’u bashkuar me protestuesit atje.

Studentët e Universitetit të Novi Pazarit e bllokuan rrethrrotullimin në dalje të qytetit.

Autobusë me mbështetës të Partisë Progresive Serbe në pushtet, të udhëhequr nga Vuçiq, ishin planifikuar të kalonin nëpër atë rrethrrotullim për të shkuar drejt tubimeve në Beograd. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse autobusët ndoqën rrugë alternative./REL

Open Youtube

“Erdhe të na mbushëm mendjen se fiton PS”/ Lubonja-Muçës debate të forta për sondazhin

“Erdhe të na mbushëm mendjen se fiton PS”/ Lubonja-Muçës debate të forta për sondazhin

Nga PS-PD te partitë e tjera, çfarë zbuluan sondazhet e para për News24? Debate të ashpra

"Basha më shumë se Arlindi, s'e kuptoj", Lubonja komenton sondazhin/ Plasin debate mbi rezultatin

46% të votave për PS/ Noto analizon sondazhin: Lojë e veçantë! Parti e fortë, por mund edhe të...

49% e vlerësojnë negativisht punën e Qeverisë. “Shpërthejnë” votuesit e PD! Rezultatet e sondazhit

“Llahtari, s’është qeveri kjo”, Zekthi për sondazhin: PS ka bazë votuesish solidë, s’duan t’ia dinë

“Qenit ja jap pushtetin, Ramës jo”, debate për sondazhet/ Muça-Lubnjës:Ikën nga Basha te doktorri e…

"Kryeson PS"/ Partitë e vjetra apo të reja? Ja çfarë zbuluan sondazhet e para për News24

"Diferncë opozitë-mazhorancë", Muça për sondazhin: Ja çfarë më bëri përshtypje nga votuesit

Sondazhi i News24! 38% mendojnë se cilësia e jetës në Shqipëri është përmirësuar/Plasin debate

“Më lër ta mbaroj!”,debatë të ashpra për sondazhin/ Muça-Zekthit: Socialistët pritën të punësoheshin

“Votat nuk tregojnë përkrahje për qeverinë”, Zekthi për sondazhin: Njerzit po mendojnë politiksht

Shqipëria në drejtimin e duhur? Noto analizon sondazhin: 48% votuan për…

“Opozita është ndarë, po reflekton në sondazh”, Noto-Lubonjës për zgjedhjet:Shqipëria ndikohet nga..

“S’ka të moshuar që thotë u pëmisua jetesa”, debate për sondazhin/ Sulo: Përgjigjen politikisht

Sigurimet shoqërore sot apo 4 vite më parë?/Noto zbulon sondazhin:Sipërmarrësit votuan për përmisim

"Shqipëria sot, apo 4 vite më parë?", debate/ Muça për sondazhin: Shifrat reale,dy realitete ndryshe

“Jetesa në Shqipëri sot në raport me 4 vite më parë?/ Sulo për Notosondazhin: Pyetja politike janë..

“Cilësia e jetës nuk matet vetëm nga kuleta”, Lubonja për sondazhin: Mungon diaspora

Kush qeveris më mirë? Ja çfarë nxorri sondazhi i parë i zgjedhjeve/ Muça: Shifrat optimiste

Beteja PS-PD, çfarë zbuloi sondazhi i parë? Antonio Noto ndan detaje nga votuesit: 58% prej tyre...

Ja si do të funksionojnë kampionet, Antonio Noto zbulon sondazhin e zgjedhjeve

Kush i fiton zgjedhjet? Antonio Noto zbulon metodologjinë e sondazhit të parë Notosondaggi

???? Sondazhi i News24, nëse zgjedhjet do të ishin nesër, ja kush do të fitonte

OPEN / Kush i nxjerr dosjet e SPAK?

“Rama në problem me SHBA prej Mc Gonigal”, Zhulali i kthehet Hilës, plasin debatet

“A do të arrijë La Civita të kthejë rrotën?”,Lubonja:S’kam parë asgjë deri tani, nëse bind Rubion...

“Njerzve i shkëlqejnë sytë kur i përmend 200 euro minimum jetik”, Zhulali: Për bukën e gojës...

“Nuk erdha të dëgjoj ty!”, Kaçaj ndez debate/ Zekthi: Opozita i detyrohet shqiptareve

“Erdhi të mundë Ramën e Soros”, Kaçaj për La Civita: Nuk është lobim, por person politik

“La Civita e morëm si strateg”, Zhulali zbulon risitë e fushatës së PD, ja çfarë pritet

"PS duhet të shkarkonte Veliajn"/Kaçaj: Të bënte zgjedhje për bashkinë brenda 45 ditëve

"S'mund të shantazhohet prokurori"/ Zekthi për Veliajn, plasin debate të ashpra me Lubonjën

“Veliajt vetëm 41 biss i mungon”, Hila kapet me Zhulalin: Kreu juaj dilte në ballkon, ka lën nam!

"Veliaj dirigjon nga qelia punët jashtë", Zhulali e ashpër: Ja rreziku i tij për të prishur provat

"Veliaj jepte instruksione si të përgjigjeshin të tjerët në prokurori", Bajrami: Kishte rrezikshmëri

"I dolën dosjet pa shkuar në gjykatë”/ Kaçaj: Ja çfarë ndodhi në rastin e Berishës

"Dokumentet e SPAK, i nxjerr dikush nga brenda"/ Hila: Politike, i pëlqen ballafaqimi mediatik

“SPAK i nxjerr vetë dosjet”/ Lubonja analizon: Ja arsyet, Zekthi: Mund të vriten njerëz nëse del...

“Kisha informacione sekrete dhe nuk i publikova se...”, gazetari për SPAK: Nëse kam dyshime...

“SPAK nuk është redaktori im”, Bajrami: Nuk këshillohem se çfarë duhet të publikoj

???? Open| Çfarë mesazhi do të sjellë nesër nga SHBA LaCivita?

Shabani: Anulimi i PPP-ve vendimi i parë nëse vijmë në pushtet

“Kemi propozuar vendosjen e Euros”, Barbara Doda e partisë “Mundësia”:Oligarkia e mban gjallë shteti

Debat në studio/Doda: Shqipëria meriton një qeveri të pakorruptuar.Shabani: Ke qeverisur me Berishën

Doda: “Mundësia” në Kuvend me grupin e vet. Baçi: Të gjitha forcat politike do marrim deputetë

Shabani: Votat e “Nisma Thurje” nuk bashkohen me Ramën e Berishën. Akti i fundit politik nëse..

Shabani, Dodës: Nuk është e domosdoshme të bashkohemi, por të mos zihemi...

“Partitë e reja kanë qartësuar bindjet e tyre, nuk bashkohen!”, Kikia ndez debatet

Sherri “Shehaj-Lapaj”, akuzat mes dy partive të reja vijojnë në OPEN