Aktualitet

Greqia u hap "luftë" gazetarëve shqiptarë! Pas Artan Hoxhës, shteti fqinj shpall NON GRATA, Aulon Kalanë, nën akuzat për racizëm dhe rrezik të sigurisë kombëtare

Greqia u hap "luftë" gazetarëve shqiptarë! Pas Artan

TIRANA- Vetëm pak ditë pasi shpalli person non grata gazetarin Artan Hoxha, autoritetet greke kanë marrë të njëjtën masë edhe ndaj gazetarit Aulon Kalaja. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kalaja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se është informuar se nuk mund të hyjë më në territorin grek.

Ai shprehet se ka mësuar në mënyrë jozyrtare për dy akuza të ngritura ndaj tij nga autoritetet greke: rrezikim të sigurisë kombëtare dhe akuzë për racizëm.

Kalaja ka theksuar se ende nuk i është vënë në dispozicion një dokument zyrtar që shpjegon arsyet e plota të vendimit, ndërsa ngjarja ka sjellë reagime dhe debate lidhur me qëndrimin e Greqisë ndaj gazetarëve shqiptarë.

Postimi i plotë në Facebook:

Dua të ndaj me ju lajmin se jam shpallur “PERSONA NON GRATA” nga shteti grek.
Në rrugë zyrtare kam kërkuar informacion për motivin e “Non Gratës” ndaj meje, por ka qënë e pamundur. Në rrugë jo-zyrtare kam mësuar se mbi mua ka dy akuza:
– Vendos në rrezik sigurinë kombëtare të Greqisë
– Akuza për racizëm

Unë besoj se kjo masë ndaj meje është marë për dy arsye. Së pari për shkak të aktivitetit tim si aktivist dhe së dyti si gazetar.

1- Dua të sjell në vëmëndje, se unë së bashku me një grup aktivistësh-patriotë, veprimtarë të çështjes kombërare, kemi organzuar protestat para kryeministrisë dhe 20 qytete shqiptare, kundër marveshjes ë detit me Greqinë, nga kryeministrat e kohës Rama-Tsipras. Po ashtu protestën e 20 janarit 2018, ku Ministri i Jashtëm grek, Kotzias vizitoi Korçën dhe u takua me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Kemi kërkuar reciprocitet, që deti të mos shitet, të dikautohet “çështja çame”, marveshja e detit të shkojë për kontroll incidental në Gjykatë Kushtetuese dhe të tjera. Si pasojë e protestave dhe ngjarjeve të tjera, marveshja e detit me Greqinë, dështoi, për fatin tonë të mirë.

2- Gjithashtu një dokumentar që unë kam bërë për vrasjet e shqiptarëve në Greqi, në kufi, në burgje dhe nga policia greke në komisariate. Dokumentari “Drejtësi për Pëllumbin” që është në youtube, flet për lezhjanin Pëllumb Marnikollaj, që vdiq në Komisariatin e Policisë “Ano Patisia” në Athinë, në gushtin e 2016 dhe ku njoftimi i policisë greke është se i riu shqiptar u vetvra duke u hedhur mga kati i tretë i komisariatit. Por dokumentari që unë kam bërë vërteton se ai u vra brënda në komisarit nga policët greke me mjete jo të mprehta, sipas ekspertit të mjeksisë ligjore të intervistuar nga unë dhe dëshmive të tjera drithëruese. Për rastin Marnikollaj nuk ka drejtësi dhe asnjë autor. Çështja është e ngrirë, kur po kalojnë 10 vjet nga vrasja. Në dokumentar gjithashtu zbardhen emrat e mbi 200 shqiptarëve të tjerë të vrarë nga ushtarë, gardianë burgu dhe policë në grekë.

Unë e dua Shqipërinë dhe në rast se ky është metri që segmente të shtetit grek të shpallin të pasëshirueshëm, 100 masa të tilla nuk do më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim.
Nuk dua as dekorata dhe as spaleta. Ndaj dhe e bëra me dije kaq vonë këtë lajm, pas 8 vitesh pritje, kur nuk kam asnjë shteg tjetër për të kërkuar të drejtën time.

Dua t’ju vëj me dije gjithashtu se masa “non grata” më është komunikuar në kufi me datë 20 korrik 2019. Megjithëse kam bërë çdo tenativë për të vendosur nderin tim në vend, nuk i kam dhënë dot drejtim çështjes. Dua t’ju them se nuk kam mundur të filloj proces gjyqësor në shtetin grek, megjithëse kam bërë çdo përpjekje. Avokatët e mi grekë, 3 të tillë, janë tërhequr nga çështja ime, kur kanë marë kontaktin e parë me policinë greke. E çuditshme, por e vërtetë.

Pa ezauruar shkallët e gjyqësorit grek, nuk mund t’i drejtohem dot Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndryshe Gjykata e Strasburgut. Në pamundësi të ndjekjes së kësaj rrugë dhe i bindur në pafajsinë time dhe në njënashmërinë e Greqisë për të më shpallur “person të padëshiruar”, vendosa t’a bëj publik këtë lajm. Ndjehem i fyer nga kjo masë sepse kurrë nuk kam bërë deklarata alo gjeste raciste dhe asnjë veprimtari që shkel ligjet greke.

Po ashtu ndjehem keq, kur në kufijtë e Europës, më ndajnë nga të tjerët dhe më marin në pyetje, pasi shohin shënimin e grekëve në faqen e parë të pashaportës. Por dua t’ju them që pashaportën nuk e kam ndërruar, megjithësë kanë kaluar vite nga ajo ditë dhe mua më është dashur të lëviz jashtë shtetit. Por kam kërkuar nga nga Policia e BE për mbrojtjen e kufirit, më konkretisht nga një polic gjerman i dislokuar në Postën Kufitare të Kakavijës që të bëntë një shënim për emrin tim dhe ai ka shkruar si më poshtë:

“U kthye nga Policia Greke ne kategorine “INAD”, me opsionin eshte krakterizuar si person i padeshirueshem ne regjistrin kombetar grek “germa H”. Theksojme se ky shtetas eshte gazetar dhe ne sistemin tone nuk ka asnje problem. Oficeri gjerman i “FROTEXS”, dislokuar ne PKK Kakavije, verteton se shtetasi Aulon Kalaja nuk eshte i regjistruar me ndalim hyrje ne “SIS”, Schengen Information System. Ky shtetas ka ndalim hyrje vetem ne shtetin grek, sipas regjistrit kombetar per te huajt.”

Si përfundim, me përllogaritjet e mia, unë mendoj se jam shpallur “non grata” në vitin 2018, ku përkojnë 2 ngjarjet e mësipërme. Pra protestat kundër falsjes së detit Greqisë dhe publikimi i dokumentarit për vrasjet e shqiptarëve nga uniformat greke. Por ende sot e kësaj dite, unë nuk kam një njoftim zyrtar nga shteti grek, se kur është vendosur kjo masë dhe me çfarë motivacioni, që unë të kem të drejtën e ankimit.

Prandaj shteti grek ka shkelur ligjin. Dhe unë dua që të vendoset drejtësi nga Gjykata e Strasburgut. Lajmin se unë jam person i padëshiruar për Greqinë, unë e mora vesh rastësisht, në doganën e “Qafë Botës”, teksa udhëtoja me prindërit dhe të dashurën time, (sot gruaja ime), ku kishim prenotuar pushimet verore në Lefkadha. Familjarët e mi nuk kishin probleme, ndërsa unë u ndalova dhe m’u komunikua masa dhe m’u vendos në faqen e parë të pashaportës vula “NON GRATA”. U kthyem në Shqipëri dhe pushimet greke, u bënë pushime shqiptare.
Do të ndjek çdo rrugë ligjore që e vërteta të dalë. Nderi dhe dinjiteti im të kthehen në vendin e vet. Nuk kam bërë asnjë faj në raport me Greqinë.

aulon kalaja shpallet non grata nga greqia

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë