Aktualitet

"Gjoka ka konsumuar disa vepra penale..."/ Berisha: Në 24 janar ftoj çdo qytetar të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës për t’i dhënë leksionin e merituar Ramës

"Gjoka ka konsumuar disa vepra penale..."/ Berisha: Në 24 janar
 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se gjyqtarja Irena Gjoka ka konsumuar disa vepra penale. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Gjoka është një falsifikatore e certifikuar me vendim gjyqësor, vepër për të cilën është dënuar me burg si falsifikatore.

Lideri i opozitës tha se ajo i shërbeu Ramës për t’i shpëtuar drejtësisë. Berisha tha se gjyqtarja ka falsifikuar formularët e dekriminalizimit që sipas ligjit duhet të plotësonte kur ka kaluar gjyqtarët në GJKKO në vitin 2019.  

"Mediat dje shpërndanë konfirmimin e vonuar të Prokurorisë së Përgjithshme, pas 21 muajsh, për atë që ne kemi thënë që në mars të vitit 2024. Irena Gjoka ka vendim penal në Greqi si falsifikatore, si dhe dy dëbime nga shteti fqinj dhe zona Shengen. Ajo është një falsifikatore e certifikuar me vendim gjyqësor, vepër për të cilën është dënuar me burg si falsifikatore, më pas të konvertuar në gjobë. Ky vendim penal ka marrë formë të prerë.  Po kështu, ajo është dëbuar dy herë nga shteti grek. Përkatësisht me datë 24.12.2002 dhe dy muaj më pas, me 13.02.2003.  Ajo ishte në dijeni të plotë të këtyre dëbimeve dhe autorizoi avoketër me prokurë për kundërshtimin e tyre në organet e drejtësisë greke. Avokatët e saj i kundërshtuan masat, ndër të tjera edhe në gjykatën administrative. 

Kjo gjykatë e rrëzoi ankimimin me vendimin 320 të vitit 2006, për shkak të parregullsisë së prokurës së lëshuar nga Irena me 5 mbiemra. Pra, edhe këtu dëbime, edhe këto dëbime morën formë të prerë. Vesi i falsifikimit del me shpirtin. Irena Gjoka vazhdoi falsifikimet e saj në drejtësinë shqiptare, si gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më vonë si gjyqtare dhe kryetare e GJKKO-së. Ajo nuk ka raportuar dënimet e veta pranë KLGJ-së, siç kërkohet në ligjin 96/2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, nenit 28 D dhe 66/3. Neni 28 D i ligjit parashikonte se nuk mund të ketë status magjistrati në një shtet as që është dënuar me vendim penal të formës së prerë.  Pra, vendim penal është fjala dhe s'përcakton siç duan disa avokatër t'i japin afate. Kujtojmë se ky ligj është një ligj i miratuar me 3/5. 

Kryetari i çdo gjykate ka gjithashtu detyrimin të njoftojë KLGJ-në kur vjen në dijeni të të dhënave të tilla për gjyqtarët në gjykatën e tij. Por falsifikatorja nuk hezitoi të pranonte detyrën e kryetares së GJKKO-së në vitin 2022 dhe të mos deklaronte dënimin dhe dëbimet e saj nga vendi fqinj. Sipas ligjit 138/2015, ligji i dekriminalizimit, ligji i miratuar me 3/5, fshehja, refuzimi për të deklaruar gjykime, dënime, qoftë dhe jo të formës së prerë, nga autoritetet e huaja për çfarëdo lloj vepre penale apo masë dëbimi, shkakton ndërprerjen e menjëhershme të funksionit të gjyqtarit, si dhe përbën vepër penale që përfshin dënimin me burg. Irena Gjoka si gjykatëse e Gjykatës së Krimeve të Rënda, si gjykatëse në GJKKO, si kryetare e GJKKO-së dhe si subjekt i vetingut, ka pasur në të gjitha këto cilësi detyrimin të plotësojë formularë deklarimi sipas ligjit dhe të zbulojë ekzistencën e një gjykimi penal, një dënimi penal, dy dëbimeve dhe një gjykimi administrativ. 

Falsifikatorja nuk e ka bërë këtë në asnjë rast. Kjo, ndaj ajo ka, siç është me 5 mbiemra, po aq falsifikime, mashtrime. Sipas ligjit 95/2016, ligji për strukturat e posaçme të Gjykatës, Prokurorisë dhe BKH, ligji i miratuar me 3/5, të gjithë ata që donin të punonin në këto struktura duhet të deklaronin nëse kishin dënime brenda ose jashtë shtetit, të formës së prerë ose jo, për çfarëdo lloj shkelje ligjore.  Dhe Irena Gjoka përsëri nuk e ka deklaruar dënimin e saj në Greqi, procesin në gjykatën administrative, dënimin penal dhe dy dëbime. Refuzimi për të deklaruar përbën shkak për shkarkimin e saj të menjëhershëm. Pra, sipas tre ligjeve të miratuara me 3/5, Irena Gjoka, ikona e reformës sorosiane të drejtësisë, nuk duhet të ishte magjistrate të paktën që me hyrjen në fuqi të ligjit për dekriminalizimin, por ajo fshehu vendimin e saj penal dhe ekspulset dhe nuk i raportoi ato në përputhje me ligjin. 

Irena Gjoka me 5 mbiemra nuk duhet të ishte gjyqtare në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, pasi neni 6 fraksion 1, parashikon që një person, integriteti publik i të cilit është cenuar, nuk mund të vijojë funksionet në organet kushtetuese. 
Po citoj: 'Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute, nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik, sipas kushteve dhe rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit'. Irena Gjoka, siç e patë ju, ka shkelmuar tre ligje me 3/5 të Kuvendit të Shqipërisë. Ky ndalim kushtetues ligjor nuk është një kapriçio e ligjit. Ai është një mekanizëm garancie për integritetin e magjistratëve dhe funksionarëve publikë, proceseve gjyqësore, të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor. 

Faktet për Irena Gjokën ishin plotësisht të njohura për autoritetet e drejtësisë. Shqipëria është vend i vogël dhe dëbimi i saj nga Greqia njihej gjerësisht, ndonëse prova shkresore nuk qarkullonin lirisht. Me sa duket këto prova i kishin banda e Edi Ramës që vendosi ta mbrojë dhe promovojë një falsifikatore me dosje në krye të drejtësisë së reformuar. Në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve me qëllim që ta përdorë atë si mashë për proceset politike ndaj opozitës. Faktet u bënë publike si fillim nga gazeta greke dhe më pas nga dokumente zyrtare me vula apostile të sjella e dorëzuara në organet kompetente shqiptare që në shkurt të vitit 2024. Por Ministria e Drejtësisë, nga Ulsi... nuk i kujton, ta quajmë për t'i bërë nder po t'i japim emrin Ulsi Vuiton, hajdutit t'i themi... filloi të dërgonte pyetje për organe greke që nuk kishin lidhje me këto dokumente, por vetëm e vetëm si një marifet për të vonuar përgjigjen. Prokuroria e Përgjithshme e zvarriti për 21 muaj apo 20 muaj, kinse po e hetonte çështjen. Kjo vetëm sepse Irena Gjokës ju ngarkuan të gjitha proceset politike. Tashmë, të konfirmuara të tilla, në 7 rezoluta ndërkombëtare... të konfirmuara të tilla dhe në Komisionin e Jashtëm, nënkomisionin për Europën të Kongresit të Shteteve të Bashkuara. 

Të gjitha proceset politike ndaj liderëve të opozitës dhe arrestimi i tyre në vitin elektoral, si dhe dosjet e kriminelëve aleatë strategjikë të Ramës që ky i fundit kishte interes t'i lironte. Irena Gjoka vendosi masën e detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë vendit ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, falsifikimin se toka ishte e shpronësuar nga Italia, kur ligji i botuar në fletore zyrtare thoshte të kundërtën, se ajo pronë i përkiste pronarëve dhe nuk ishte shpronësuar kurrë nga autoritetet italiane. Dhe se prona ishte në planin e përhapjes, në një kohë kur dekreti i presidentit dhe vetë rezultati i hetimit të firmosur nga OPGJ-ja thoshin se ajo nuk ishte në planin e përhapjes. Berisha kishte ndryshuar, thoshte, ajo VKM-në për letrat me vlerë dhe më pas e kish fuqizuar... pretendim të cilin nuk e kish thënë as prokuroria në atë kohë, por e shpiku kryefalsifikatorja e drejtësisë, kur në të vërtetë ajo VKM është edhe sot në fuqi, me të njëjtën përmbajtje, përsa u përket pronarëve. Ndërkohë Rama e mbron falsifikatorën në të gjitha organet e veta. Me datën në nëntor të vitit 2023, KLGJ jep avokatëve vendimin e KLD-së për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin ‘96 nga KLD-ja e kryesuar nga Sali Berisha. 

Por dy javë më pas, e njëjta KLGJ gënjen deputetët e Partisë Demokratike duke shkruar se kinse nuk ka vendim... nuk i ka vendimmarrjet e KLD-së të vitit 96. 
Në mars të vitit 2024, gazeta 'Tanea' boton shkrimin që Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia dhe me 4 mars të 2024, KLGJ-ja nxjerr deklaratën në mbrojtje të Irenës në vend që ta hetonte sipas ligjit. Me datën 4.05.2024, gazeta 'Protothema' nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës. Me 7 maj 2004 (2024), Prokuroria e Përgjithshme deklaron se po nis hetimin. Pra ka kaluar maj 2024, 25-a dhe po shkojnë drejt majit të 26-ës, sa i bie, dy vjet e sa... Deklaron se po nis hetimin e thelluar. Me 13 maj 2024, avokatët e mi, Sali Berishës, i paraqitën në seancë Irena Gjokës artikullin e gazetës dhe i kërkojnë të japë dorëheqjen nëse faktet janë të vërteta, duke i arsyetuar se këto fakte përbëjnë kriter skualifikues për ushtrimin e detyrës së magjistratit dhe do të shkaktonin pavlefshmëri të procesit për shkak të cenimit të kriterit të caktuar me ligj. 

Falsifikatorja dhe mashtruesja Irena Gjoka u kërkoi avokatëve provat dhe refuzoi dorëheqjen. Kërkesa për përjashtimin e falsifikatores u rrëzua me datën 17 maj 2024. Me datën 2 maj të vitit 2025, Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbimet e Irena Gjokës, por edhe vendimin penal të formës së prerë kundër falsifikatores mashtruese, delinkuente. Me 5 maj 2025 në dyert e SKAP-it të partisë, Sali Berisha publikoi dokumentin me vulë apostile, paraqiti dokumentin me vulë apostile para dyerve të SKAP-it të partisë. Me 5 maj 2025, Irena Gjoka, në krim në vazhdim, mohon që të jetë dënuar ose dëbuar nga Greqia në një intervistë që i jep 'Birnit', gazetës 'Birn'. Me 6 maj 2025, del prokura e vitit 2003 se Irena Gjoka kish lëshuar për noterët në Fier për të marrë avokatë që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia. U deshën 30 muaj për të hetuar apostilen e vendimit penal.  Ndërkohë do vijojnë lojërat me dëbimet se për ato nuk janë shprehur. 

Në funksion të Edi Ramës dhe përdorimit të drejtësisë nga ana e tij si armë kundër opozitës, ka shërbyer famëzeza Gjykatë Kushtetuese, e cila kur janë sjellë faktet e mësipërme në kërkesë për të konstatuar cenimin e legjitimitetit të procedurës së Gjykatës së caktuar me ligj, është shprehur se derisa KLGJ dhe vetingu nuk e kanë shkarkuar, ajo prezumohet e ndershme dhe e pastër.  A mund të imagjinoni ju një integritet të tillë të Irenave të Kushtetueses? Dëgjoni pak, kjo është shumë interesante. Gjersa gjyqtari është në fjalë, ndërsa ka qenë në detyrë, ka vepruar në kushte legjitimiteti në ushtrimin e funksioneve në rastin konkret dhe për pasojë pretendimi është qartas pa baza ligjore. Vendimi 22 fraksion 25, pikat 15.1.1 dhe 30, i Irenave të Gjykatës Kushtetuese. Ka vendim më të turpshëm se ky? Tre ligje me 3/5 dhe një nen kushtetues. Nga sa më sipër, falsifikatorja Irena Gjoka ka fshehur jo një akt, por një gjykim penal, një dënim penal, dy ekzpulse dhe një gjykim administrativ. Pesë akte. Ajo ka fshehur këto fakte dhe ka falsifikuar formularë raportimi në të paktën 5 raste. I ka fshehur nga organet e drejtësisë, KLGJ, ku duhet t'i raportonte si gjyqtare dhe si kryetare gjykate e GJKKO-së sipas detyrimit që rridhte nga ligji 96/2016 për statusin e gjyqtarëve... Neni 28 dhe 66. 

I ka fshehur nga organet e drejtësisë KLGJ-ja ku duhet t'i raportonte në momentin e caktimit gjykatëse në GJKKO sipas ligjit 95/2016...  Ka falsifikuar formularët e raportimit, momentin e raportimit fillestar sipas ligjit të dekriminalizimit të vitit 2017. Ka falsifikuar formularët e dekriminalizimit që sipas ligjit duhet të plotësonte kur ka kaluar gjyqtarët në GJKKO në vitin 2019.  Ka falsifikuar formularët e dekriminalizimit që pas ligjit duhet të plotësonte në momentin e caktimit kryetare e gjykatës së GJKKO. Ka falsifikuar formularët e deklarimit që duhet të përmbanin këto të dhëna gjatë procesit të vetingut. Ka falsifikuar aktet zyrtare të një procesi penal duke fshehur dënimin e saj kur avokatët e Sali Berishës i kanë kërkuar dorëheqjen me datën 13 maj 2024 për shkak të vendimit penal të publikuar në mediat greke. Ajo konsumoi vepër penale vazhduese edhe kur dha deklaratë të rreme publike për 'Birn' pak muaj më parë. Ligji në këto raste është shumë i qartë. Falsifikatorja ka përgjegjësi penale për të gjitha këto falsifikime të bëra me qëllim për t'i shërbyer politikisht Edi Ramës dhe për t'i shpëtuar drejtësisë," tha Berisha.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë