DURRËS- Lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar dje nga Durrësi ku Esmerald Balla kishte vrarë babain e tij, Enver Ballën, është zbardhur dhe dëshmia e autorit të dyshuar dhënë para hetuesve. Esmerald Balla ka thënë se gjithçka nisi nga fakti se ai kishte marrë një leje ndërtimi për të ngritur një shtëpi të re dhe se nga puna e bërë prej vitesh ata kishin arritur të ruanin një shumë parash prej 75 mijë eurosh. Ai ka thënë se ditën e ngjarjes ka shkuar për të marrë paratë, por ato mungonin dhe se kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta.
Sipas tij, krimi ka ndodhur më datën 11 gusht pas debatit mes tyre. Po ashtu ai ka shtuar se pasi ka vënë re mungesën e parave në kasafortën, iu është drejtuar të atit duke i thënë “Ku janë paratë?”, por ky i fundit iu është përgjigjur “S’e di”. Esmerald Balla thotë se në atë moment i ati ka marrë armën duke e kërcënuar se do ta vriste, ndërsa shton se kur u përpoq t'ia hiqte nga dora pistoleten, ajo u shkreh.
Ai dëshmoi se denoncoi zhdukjen e tij pas 2 ditësh, më 13 gusht sipas njoftimit të policisë, dhe trilloi historinë që i ati ishte larguar me një grua së bashku me paratë. Gjithashtu ai ka thënë se nuk donte që kjo gjë të ndodhte dhe se në momentin që pa të atin të vrarë iu shemb bota.
Ne kemi nje ferme te vogel dhe aty punonim te dy me babane dhe pjestaret e tjere te familjes. Gjerat nga ana ekinomike po shkonin shume mire dhe skishim asnje problem pasi secili bente detyrat e veta. Une kam mare lejen e ndertimit dhe do ndertoj nje shtepi te re (prane asaj qe jetojne) dhe punimet kishin ecur shume mire. Neve ne shtepi nga puna disavjeçare kishim nje sasi afro 75 mije euro. Diten e ngjarjes shkova te merja leket pasi sipermarresi i punimeve kerkoi pagesen sepse e kishte mbyllur punen per te cilen kishim rene dakord.
Shkova te vendi per te mare parat dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mije eurot. I them babait” ku jane parate”!? “Se di”,- me tha. Kasaforta ishte demtuar me mjete te forta. Ishte hapur. Aty nisem te debatonim. Une te vras me tha dhe mori pistoleten dhe ma drejtoi. Ne nje moment iu afrova dhe u kapem me duar. Ne momentin qe po u perpoqa tia hiqja nga dora pistoleten ajo u shkreh.
Kur u shkreh arma dhe pasi pash qe babai ishte qelluar mu shemb bota pasi nuk doja qe te ndodhte keshtu. Me kapi paniku. Nuk dija cfare te beja. Kisha frike te denoncoja krimin ne polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin ne makinen dhe kemi nje pus diku 1 mije metra larg shtepise. E hodha aty qe ta fshihja. Telefonin ja fika i hoqa karten dhe e hodha edhe telin ne pus. Mirepo nuk ndihesha mire. Me kapi ankthi dhe u bera keq. Shkova ne spitalin e durresit per vizite.
Mjeket me dhane ca ilace. Pas nja dy ditesh e denoncova babain te zhdukur ne polici. Tash ne polici se babai kishte mare leket dhe ishte zhdukur me nje femer tjeter. Lajmerova edhe vellezerit. Iu thash qe babai ka ikur nga shtepia. Keshtu vazhdoi per disa dite deri ne momentin qe ju e zbuluat ngjarjen. Me vjen shume keq nuk doja te shkonte keshtu.