Aktualitet

Dyshohet se rrëmbeu dhe vrau Ridvan Lamajn për pazare droge/ Kush është Adrian Ogiçi, 40-vjeçari i arrestuar në Spanjë

Dyshohet se rrëmbeu dhe vrau Ridvan Lamajn për pazare droge/ Kush

SPANJË- Policia e Shtetit njoftoi sot 40-vjeçari Adrian Ogiçi është arrestuar në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim pas dënimit me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim. Por, sipas hetimeve, Adrian Ogiçi në qershor 2015, së bashku me Vitor Islami dhe persona të tjerë të paidentifikuar, ka rrëmbyer në shëtitoren e Sarandës Ridvan Lamaj.

Si u rrëmbye Ridvan Lamaj?

Ridvan Lamaj, baba i dy fëmijëve, u rrëmbye mbrëmjen e 17 qershorit 2015. Ai po pinte kafe në shëtitoren e qytetit të Sarandës, kur dy shokë të tij, me të cilët kishte debatuar për çështje droge, e ftuan të futet në një “BMË X5”. Nga ky moment, familja e tij nuk di më asgjë për të.

Më 24 korrik 2017, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë, që fajësoi për ngjarjen të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami. I pandehuri Ogiçi u dënua në mungesë me 20 vjet heqje lirie, ndërsa i pandehuri Islami me 19 vjet.

Adrian Ogiçi, Vitor Islami dhe Ridvan Lamaj, kanë pasur njohje të mëparshme dhe marrëdhënie shoqërore, ndërmjet tyre. Sipas gjykatës, të pandehurit Ogiçi e Islami, si dhe i dëmtuari Ridvan Lamaj dhe shtetasi A. K. janë përfshirë në trafikun e kanabisit drejt Greqisë.

Ky trafik bëhej duke e transportuar lëndën narkotike, me këmbë, jashtë pikave të kalimit kufitar, ku, i pandehuri Adrian Ogiçi, ishte në rolin e financuesit dhe siguruesit të lëndës narkotike. Ndërsa i pandehuri Vitor Islami, së bashku me shtetasit Ridvan Lamaj dhe A. K. bënin transportimin e saj, në këmbë, të ngarkuar vetë, jashtë pikave të kalimit kufitar, në territorin grek. Disa ditë para datës 17 qershor 2015, rezulton që ai bashkë me të pandehurin Islami dhe A. K., me porosi të Ogiçit, kanë transportuar një sasi droge përtej kufirit.

Gjatë rrugës, pasi kishin hyrë në territorin grek, i dëmtuari Ridvan Lamaj nuk e ka vazhduar rrugën për në destinacion, por është kthyer pas, në Shqipëri. Pas kthimit pas të të dëmtuarit Ridvan Lamaj, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. kanë vijuar rrugën për dërgimin e lëndës narkotike në destinacion. Gjatë rrugës, natën, rreth orës 21:00-21:30, u kanë dalë para dy persona, me maska, të cilët kanë tentuar që t’ua grabisnin lëndën narkotike.

Ata nuk kanë pasur rezultat dhe pas këtij sulmi, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. janë kthyer pas, së bashku me lëndën narkotike, të cilën ia kanë dorëzuar, në Konispol, të pandehurit Adrian Ogiçi, i cili ka qenë me makinë e tij tip “BMË”, me targa 515 IY. Lënda narkotike nuk është arritur që të kapet dhe të sekuestrohet nga autoritetet shqiptare.

Pas takimit me të pandehurin Adrian Ogiçi, i pandehuri Vitor Islami dhe shtetasi A. K. i kanë treguar atij që, i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte kthyer në mes të rrugës, si dhe për faktin që, pas largimit të të dëmtuarit Ridvan Lamaj, të pandehurit Vitor Islami dhe shtetasit A. K. u kishin dalë para dy persona, me maska, të cilët kishin tentuar që t’ua grabisnin lëndën narkotike, por që nuk kishin arritur ta bënin një gjë të tillë.

Për këtë ngjarje të ndodhur në territorin grek, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami kanë akuzuar të dëmtuarin Ridvan Lamaj, i cili, sipas të pandehurve, kishte porositur persona të maskuar që t’u grabisnin lëndën narkotike. Në lidhje me këtë fakt, ata edhe kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku i dëmtuari ka mohuar që t’u ketë dërguar persona të maskuar për t’u grabitur lëndën narkotike.

Më datë 17.6.2015, rreth orës 17:30, i pandehuri Adrian Ogiçi dhe shtetasi A. K. kanë shkuar në banesën e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, me qëllim për ta takuar dhe atje kanë gjetur bashkëshorten e të dëmtuarit, shtetasen M. Lamaj, dhe e kanë pyetur se ku ndodhej i dëmtuari. Ajo u ka thënë se i shoqi kishte dalë në Sarandë për kafe dhe me kërkesën e të pandehurit, ajo ka folur me të dëmtuarin, me telefonin e kunatës së saj. Më të ka folur edhe vetë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe më pas ata janë larguar.

Pas komunikimit me anë të telefonit, i dëmtuari Ridvan Lamaj është takuar me të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, në shëtitoren e qytetit të Sarandës. I dëmtuari është futur në automjetin e të pandehurit Adrian Ogiçi, tip “BMË” X5, me targa 515 IY, ku është ulur në vendin e parë. Në vendin e shoferit ka qenë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe në vendin e pasmë, pas vendit të parë të shoferit, është ulur i pandehuri Vitor Islami.

Pasi kanë hyrë në makinë të tre këta persona, janë larguar nga qyteti i Sarandës. Të pandehurit Ogiçi dhe Islami, duke qenë të bindur që i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte personi që kishte organizuar personat që u kanë dalë natën, në territorin grek, për t’u grabitur lëndën narkotike, në shenjë hakmarrjeje për këtë veprim të kryer nga i dëmtuari, kanë planifikuar dhe më pas organizuar rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij.

Në momentin që, i dëmtuari është ulur në vendin e parë të pasagjerit, i cili, ka shkuar në mjet, duke menduar që të dy të pandehurit e kishin thirrur për të diskutuar për problemet që ata kishin ndërmjet tyre dhe, nuk ka qenë në dijeni të planit të organizuar nga të pandehurit për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij, pasi janë mbyllur dyert e mjetit dhe mjeti ka marrë kthesën për të lëvizur dhe për t’u larguar nga qyteti i Sarandës, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, menjëherë, kanë bllokuar lëvizjet e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, duke i hequr atij lirinë, me forcë, duke realizuar rrëmbimin e tij, si dhe duke i marrë edhe telefonat celularë që mbante me vete, fakt ky që ka rezultuar i provuar nga të bërtiturat dhe sharjet që, persona të rastësishëm, kanë dëgjuar në këto momente 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë