Aktualitet

Bisedat në “Sky”/ Pëllum Gjoka: Shif se ke kap një djalë me fara në Velipojë! Zv/drejtori i policisë: S’jam aty, që ta merrja në zyrë, e ti thoja mos fol

Bisedat në “Sky”/ Pëllum Gjoka: Shif se ke kap një
 

TIRANË- Zv/drejtori i policisë Shkodër, Ardrit Hasanbegaj ka qënë tërësisht në ndikimin e biznesmenit nga Velipoja, Pëllumb Gjoka, të cilin e informonte në mënyrë dinamike për çdo gjë. Në bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, Gjoka dhe Hasanbegaj kanë një komunikim të ngjeshur me njëri-tjetrin, duke sjellë ndërhyrje të vazhdueshme nga Gjoka tek drejtuesi i policisë.

Në muajin Shkurt 2021, agjentët e anti-drogës kanë kapur në Velipojë një person me disa fara kanabisi dhe Pëllumb Gjoka, ka ndërhyrë në mënyrë që Ardrit Hasanbegaj ta ndihmonte. Por personi ishte arrestuar dhe se Hasanbegaj i thotë se nuk ishte në Shkodër, që ta thëriste atë djalin e arrestuar në zyrë dhe ta porosite që të mos fliste, pasi e hante në bashkëpunim pastaj.

Nisur nga kjo situatë Pëllumb Gjoka i ka kërkuar që të ndërhynte tek oficerët, por Hasanbegaj i thotë se nuk i thotë dotë atyre ekselentave të Lleshit, pasi njoftojnë direkt Ardi Veliun.

Sipas asaj që tregohet në materialin që ka parë gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, del qartë se në 25 shkurt 2021, biznesmeni Pëllumb Gjoka, i shkruan në “Sky” zv/drejtorit të Policisë së Shkodrës Ardrit Hasanbegaj, se kanë kapur një djalë nga Velipoja me disa fara canabisi, pasi kishte filluar fushata e mbjelljes.

“…si je vëlla? Keni kap një djalë nga Velipoja me do fara. Shife nëse ke mundësi ndonjë ndihmë, se filloi fushata…”.


Ndërsa Hasanbegaj i përgjigjet si vijon: ”…mirë vëlla po, tani më thanë. Nuk kam çi bëj vëlla, është arrestuar po ishalla nuk nxjer emra të tjerë…”.

Dhe Pëllumbi që ia kthen:”…Ishalla…”. Më tej Hasanbegaj i shkruan se është duke pyetur për të mësuar situatën, pasi nuk është në policinë e Shkodrës, që ti thoshte të arrestuarit të mos fliste se e hante bashkëpunimin.

“…se po pysin, nuk jam aty që ti thoja mos folë se e ha bashkëpunimin. Ta merrja me vete të zyra ime…”-i thotë zv/drejtori Hasanbegaj. Ndërsa Pëllumbi ia kthen: ”…shif po pate ndonjë aty, se ai kalama është…”.

Kurse Hasanbegaj i shktuan se aty janë disa oficerë ekselenta të Lleshit, duke pasur parasysh ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, që kishte vetëm 2 muaj që ishte larguar nga posti i ministrit, pas ngjarjes së 8 dhjetorit 2020, ku mbeti i vrarë Klodian Rrasha në Laprakë.

“…po ata aty, janë nga këta ekselentët e Lleshit, që njoftojnë direkt Ardi Veliun, po tu thuash…. Po ja do u them, lere se do pyes unë, mbase se kanë pyetur…”-i shkruan Hasanbegaj, biznesmenit Pëllumb Gjokës.

Pas 6 orëve nga zhvillimi i kësaj bisede, Pëllumb Gjoka sërisht i shkruan zv/drejtorit të policisë, Ardrit Hasanbegaj, duke e kujtuar si më poshtë vijon: ”…Vëlla foli gjë ai…se ata mendojnë që jeni ju…?”,duke nënkuptuar se njerëzit e personit të arrestuar dyshojnë se arrestimin e ka bërë zv/drejtori i Policisë Shkodër, Hasanbegaj.

Dhe Hasanbegaj ia kthen: “…jo jo nuk ka folë farë. Jo në dijeninë time. O vëlla ne nuk jemi, nuk di ça të them…S’kam shkuar janë në Tiranë…”.

Por Pëllumbi sërisht i shkruan: ”…as Tirana…?”.

Më tej Pëllumbi vijon duke i shkruar Hasanbegaj se: ”…Kusho, (e ka fjalën për Mir Brulin nga Velipoja i arrestuar së fundi tek dosja me 50 persona të arrestuar), po më thotë se i kanë ardhur letrat nga Mali i Zi…”. Me sa duket Mir Bruli ka pasur probleme me ligjin në Malin e Zi.

Dhe zv/drejtori i përgjigjet si më poshtë duke konfirmuar: ”…Po i kanë ardhur sotë, kur i paskan ardhur, unë kam qënë që të premten këndej…”.

Ndërkohë Pëllumbi vijon duke i shkruar se: ”…a mer ndonjë oficer nga Mali i Zi, në operacionin arrestimesh bashkë me ju këtu…? Shif nesër kur të shkosh…se ai më tha…”.

Kurse Hasanbegaj ia kthen:”…Po jo mo vëlla,ça lesh operacioni, veç po kanë ardhur këto dy ditë, po do mi kishin thënë. Mos ka ardhur në kufirin ai Malazezi?Se do mi kishin thënë…”.

Sërisht Pëllumbi i shkruan si më poshtë vijon:”…ok ok vëlla, shif nësër kur të shkosh…”./Ora News

pellumb gjoka ardrit hasanbegaj

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë