Aktualitet

Berisha: Çmimet janë më të larta se në Gjermani, ndërsa rrogat janë më të ulëtat

Berisha: Çmimet janë më të larta se në Gjermani,

DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita shqiptare ka ndjekur një rrugë të vështirë ndër vite, por sipas tij ka dalë “me faqe të bardhë” duke mbrojtur të vërtetat e qytetarëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Gjatë një takimi në Dibër, Berisha tha se në të kaluarën, Partia Demokratike ka qenë një nga forcat më të izoluara politike në botë, por pavarësisht kësaj, nuk është tërhequr nga qëndrimet e saj.

Duke iu referuar situatës aktuale në vend, Berisha tha se Shqipëria ndodhet në një gjendje të rëndë ekonomike, ku qytetarët përballen me çmime të larta dhe paga të ulëta.

"Në rast se rikthehemi pak vite më parë, këtë rrugë që zgjodhëm në kushte të vështira, kjo rrugë na nxori me faqe të bardhë. Kjo rrugë që zgjodhëm, faktoi shqiptarëve dhe botës se ne, demokratët e Shqipërisë mbrojmë të vërtetat, sakrifikojmë për të vërtetat. Dhe e bëmë këtë në kohën kur ishim forca politike më e izoluar në planet. Nuk u lëkundëm, se kishim bindjen më të thellë se ne po mbronim interesat tuaja, interesat e qytetarëve shqiptarë, po mbronim të vërtetat tuaja, të vërtetat e Shqipërisë. Dhe në një hark kohor të shkurtër, ato të vërteta që mbronim ne u bënë të mbrojtura nga forcat politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në mbarë botën. Në 8 rezoluta. Si asnjë forcë tjetër politike. Ju garantoj se po të mos qëndronim ne në këmbë, edhe emri do na ishte harruar. As emrin s'do na e kujtonte kush se kemi ekzistuar. Por ne qëndruam për të vërtetat e mëdha të këtij populli, të këtij vendi. Dhe u bëmë sot zëri më i dëgjuar. U bëmë forca politike më e mbështetur.

U përballëm me mafien më të rrezikshme shqiptare dhe botërore. Po ja ku jemi. Të pamposhtur në misionin tonë. Sot, vetëdija për zhvillimet dramatike në Shqipëri është botërore. Është mbarë kombëtare. Por sot kërkohet më shumë se kurrë nga ne në kilometrin e fundit, të qëndrojmë, të qëndrojmë, të qëndrojmë. Imagjinoni pak për një moment. Vetëm zhvillimet nga dhjetori gjerë sot. Zhvillimet më poshtëruese për një komb. Zhvillimet më të turpshme, më antiqytetare. Një zv/kryeministre me kryeministrin kapen me dokumente, me dhjetëra, qindra dokumente se në 8 afera kanë plaçkitur, kanë abuzuar me 1.2 miliardë euro. Dhe këto janë vetëm 8 afera. Dhe mos harroni se ajo korbë e zezë e korrupsionit, Lubia, ka administruar 12 miliardë euro taksa tuaja. Po sa janë 12 miliardë euro miq? 12 miliardë euro janë sa rrogat tuaja 12 herë më të mëdha, më e madhe. Janë 12-fishi i rrogave të përgjithshme të Shqipërisë. 12 miliardë euro. Ju garantoj se po të përdoreshin sipas ligjit, shqiptarët do kishin sot rroga jo 3, por 4 herë më të mëdha. Ku janë sot shqiptarët? Janë njerëzit më keq të paguar.

Në 2013-ën ne u bëmë njerëzit më mirë të paguar në rajon. Nuk them në të pasurit, po më të paguarit. Dhe kjo ishte një arritje me të vërtetë e jashtëzakonshme për ne, që na kishte ndjekur varfëria në shekuj. Nuk u bëmë të pasur, të mkëmur.
Por me ato ritme kur dolëm të paguhemi më shumë se të gjithë banorët e vendeve përreth nesh, përfshi Bullgarinë dhe Rumaninë, ajo dëshmonte se ne kishim një të ardhme të shkëlqyer në këtë vend. Dhe se ajo u arrit, asnjë nga ju të mos e harrojë, u arrit me taksa sa gjysma e taksave që janë sot. Me taksa sa gjysma e taksave që janë sot. Kurse tani, në vitin 2026, rrogat dhe pensionet tuaja dhe ndihma ekonomike janë më të ulëtat në rajon. Çmimet janë më të lartat, jo në rajon, por çmimet e ushqimeve bazë janë më të larta se në Greqi, se në Itali, se në Gjermani. Nafta është ndër më të lartat në Evropë, ndër më të lartat në botë. Ka një mekanizëm për ta lënë tokën djerrë, rrit çmimin e naftës. Nuk e harrojmë, si harroj vitet '90. Kosova mbeti djerrë. Mbeti djerrë sepse Milosheviçi naftën që mirrte e ruante për Shumadinë dhe zona të tjera, kurse Kosovën e linte me çmime nafte stratosferike, në të cilat nuk ja vlente të punohej toka. Dhe ky njeri, në kulmin e problemit me naftën, në një kohë kur çdo qeveri në Evropë, e sigurtë kjo që ju them me studim. Çdo qeveri në Evropë ka dyfishuar masat e ndihmës për qytetarët dhe fermerët për naftën. Gjermania ka dyfishuar, Maqedonia ka dyfishuar. Dhe Maqedonia ja shet naftën me 1500 lek. Jo për bujqësinë, po për qytetarët. Kurse ky thotë e mbylla atë. Nuk ekziston në Evropë i thoshte atij qytetarit. Nuk ka më subvencione nafte në Evropë. Ky njeri që ditë e natë vetëm nxjerr mashtrime para jush," tha Berisha.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale