DURRËS- Një 28-vjeçar nga Kolumbia është arrestuar nga Policia Kufitare në pikën e kalimit të Muriqanit, nën dyshimet për trafikim personash dhe shfrytëzim prostitucioni. Sipas njoftimit të Policisë, i riu dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane, të cilave u premtonte punësim në Shqipëri kundrejt pagesës prej 3 000 eurosh, por pasi ato mbërrinin në vend, i detyronte të ushtronin prostitucion.
Gjatë kontrolleve, efektivët sekuestruan tre aparate celulare, që dyshohet se përdoreshin për organizimin e aktivitetit kriminal. Nga hetimet paraprake rezulton se ky rast lidhet me një operacion të mëparshëm të zhvilluar në Durrës, ku u kapën dy shtetase kolumbiane që ushtronin prostitucion dhe shisnin lëndë narkotike në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 18.
Vijon operacioni i koduar “Storm 9”, i zhvilluar 4 ditë më parë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të vajzave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari, shtetas kolumbian, i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Ky shtetas dyshohet se rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion. Sekuestrohen 3 celularë që ai dyshohet se i përdorte për këtë veprimtari kriminale.
Si rezultat i punës intensive të kryer nga strukturat e DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar “Storm 9”, i zhvilluar 4 ditë më parë, pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të femrave, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, si dhe i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, u bë e munduar kapja në PKK Muriqan dhe ndalimi i shtetasit kolumbian të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni:
D. G., 28 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas rekrutonte shtetase kolumbiane dhe i sillte në Shqipëri, duke i premtuar punësim kundrejt pagesës 3000 euro, por i shfrytëzonte për prostitucion.
2 shtetase kolumbiane u kapën nga shërbimet e Policisë, gjatë operacionit, në një apartament të marrë me qira, në lagjen nr. 18, Durrës, ku ushtronin prostitucion dhe shitnin lëndë narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.