“Konflikti mes Azemit e Haklajve për hasmëri dhe trafik armësh”/ Zbulohet raporti sekret i SHIK në ‘98 - Aktualitet
Aktualitet

“Konflikti mes Azemit e Haklajve për hasmëri dhe trafik armësh”/ Zbulohet raporti sekret i SHIK në ‘98

Zbulohet dokumenti i SHIK-ut i vitit 1998 për vrasjen e Azem Hajdarit. Dokumenti sekret, i cili disponohet nga avokati i Izet Haxhias dhe do të shërbejë si provë për rigjykimin e tij, sjell në dritë fakte të panjohura për vrasjen e shekullit, atë të deputetit Azem Hajdari. Dokumenti i shpjegon Presidentit të atëhershëm, Rexhep Mejdanit dhe Kryeministrit Majko dinamikën dhe arsyet e vrasjes së Azem Hajdarit.

Kështu, dokumenti nis me tre autorët, që sipas SHIK-ut, janë Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Feriz Kërnaja. Ky grup kishte armiqësi me Azem Hajdarin që kishte nisur që pas tentativës së dështuar të ish-deputetit të PS-së, Gafur Mazreku për të vrarë Azem Hajdarin në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, më 18 shtator të vitit 1997. Sipas dokumentit, PD-ja tentoi të bënte një protestë në Tropojë për ngjarjen e rëndë, por kreu i Komisariatit atje, Fatmir Haklaj, nuk u dha leje, duke sjellë edhe përplasjet e para me Azem Hajdarin. Aty nisi edhe zinxhiri i vrasjeve.

Gjithashtu, në dokument, Azem Hajdari përmendet si i përfshirë në trafikun e armëve në Kosovë. Në këtë trafi, ishin të përfshirë si ortakë edhe vëllai i Izet Haxhias, Isamedin Haxhia dhe Halil Haklaj. “Isamedini dhe Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekti ynë në gjurmim për trafik armësh. Me këtë ofertë ishin përzierë edhe Azem Hajdari e Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës.

Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë, arrestohet nga Policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili, sipas informacioneve tona, ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin ose Shaban Memian dhe ka dhënë informacion për trafikun e armëve.

Ky fakt është marrë vesh nga Halili dhe Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998, dhe ka acaruar më tej situatën midis tyre”, shkruan dokumenti sekret i SHIK-ut, që “Panorama” e disponon. Gjithashtu, në të thuhet se grupi që vrau Azem Hajdarin kërkonte të vriste edhe ish-Presidentin Sali Berisha. Ata kishin kryer grabitjen e Bankës së Tropojës, ku kishin marrë 600 mln lekë dhe kishin grabitur edhe mjetet e OSBE-së.

DOKUMENTI SEKRET

Nga disa burime të besueshme informative, të pavarura prej njëri-tjetrit, dyshohet se, autorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari janë: Fatmir Muharrem Haklaj, Jaho Salih Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, që të tre nga rrethi i Tropojës. Origjina e konfliktit mes këtij grupi dhe Azem Hajdarit zë fill me tentativën për vrasje që realizoi deputeti i PS, Gafur Mazreku ndaj Azem Hajdarit, më datë 18 shtator 1997.

PD-ja, pas kësaj ngjarjeje, kërkoi të realizonte një miting proteste në Tropojë. Shefi i Komisariatit të Policisë në atë periudhë, Fatmir Haklaj, nuk u dha leje dhe për pasojë krijoi konflikt me të quajturin, Fatmir Hoxha, i cili është nga fshati Luzhë i Tropojës, në atë kohë ka qenë oficer i Policisë Kufitare në Shkodër, aktualisht qëndron i mbyllur në shtëpi për motive hasmërie. Në datën 5 janar 1998, në Qafë-Luzhë, Tropojë, vritet Shkëlqim Haklaj, i vëllai i Fatmir Haklajt, së bashku me kunatin e këtij të fundit, të quajtur Kujtim Demiri.

Kjo vrasje u dyshua se ishte bërë nga Haki Hoxha dhe Abdyl Matoshi nga fshati Luzhë, ish-oficer i Policisë në Burrel, të dy të shtyrë nga Azem Hajdari. Më datën 6 janar 1998, në fshatin Cernicë të Tropojës vriten Avdyl Matoshi, Gjin Kolbuçaj nga Bukova e Tropojës dhe Naim Dizdari, i cili kishte për grua motrën e Abdyl Matoshit. Në këtë vrasje, Fatmir Haklaj nuk ka marrë pjesë vetë.

Në janar 1998, Fatmir Haklaj vret brenda në Komisariatin e Policisë Tropojë, Shaqir Hoxhën, vëllain e Haki Hoxhës. Menjëherë pas ngjarjes, braktis detyrën dhe fshihet në mal. Jaho Salih Mulosmani është daja e Fatmir Haklajt, ose më saktë, kushëri i parë i nënës së Fatmirit. Jaho është aktualisht shef i Policisë së Rendit në Tropojë, ku me Fatmirin, veç lidhjeve të gjakut e lidhin edhe dyshime për vrasje. Feriz Kërnaja, pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit, ka pasur këto motive që e kanë shtyrë: Ferizi është poshtëruar publikisht duke u qëlluar me shuplakë para hotel “Arbëria” nga i quajturi Isuf Haxhia, që ka qenë shok i ngushtë me Azem Hajdarin, i arratisur në vitin 1990 për disa grabitje e shkatërrime të mjaft dyqaneve në Tropojë, i zbërthyer në hetuesi si agjent i zbulimit jugosllav.

Rreth datës 25 shkurt 1991, Feriz Kërnaja vret në mënyrë të hapur në tragetin e Tropojës Isuf Haxhiun, i cili rastësisht mbante të veshur atë ditë pardesynë e Azem Hajdarit. Në trazirat e muajit mars 1997, arratiset nga burgu dhe kapet në autostradë me një makinë, ku kishte edhe armë, së bashku me djalin e Nehat Kullës, me të cilin Ferizi ka qenë shok burgu.

Nga fillimi i muajit gusht 1998, Feriz Kërnaja lirohet nga Gjykata e Faktit Tropojë, duke u argumentuar vendimi me disa amnisti të njëpasnjëshme, nga të cilat kishte përfituar. Rreth datës 2 shtator 1998, babai i Fatmir Haklajt, i quajturi Muharrem Haklaj, rreth 67 vjeç, ka ardhur në Tiranë dhe është takuar me Azem Hajdarin me qëllim për të bërë pajtimin e gjaqeve.

Në bisedë ata kanë debatuar, në përfundim, pasi nuk kanë rënë dakord, Muharremi i ka thënë që për këtë problem do të kthej përgjigje pas 10 ditësh. Sipas informacioneve tona, ditën e ngjarjes, pra, më 2 shtator 1998, rreth orës 21:00, Azem Hajdari është ftuar me telefon për të biseduar rreth këtij problemi në vendin e kryerjes së krimit. Azemi ka dalë nga zyrat i shoqëruar prej dy badigardëve të tij, Besim Çerja dhe Zenel Neza. Vrasja e tij është bërë nga një “Benz” me targë të Vlorës, por jo me atë numër targe që jep ish-Presidenti, Sali Berisha.

Kjo makinë i është marrë Myftar Culajt, pronar i një lokali te “Menza e Kinezëve”, me emrin “Tarzani”, nga grupi i mësipërm. Myftarin, pas kryerjes së krimit, e kanë marrë në telefon dhe në shkëmbim të makinës, i kanë kërkuar që të shkojë në Tropojë dhe të marrë 30 milionë lekë. Myftari, i trembur, ka ikur në Itali bashkë me vëllain e tij.

Në vrasjen e Azem Hajdarit ka marrë pjesë edhe një person nga Nikla e Krujës, i njohur si vrasës profesionist dhe po atë datë, rreth orës 24:00, është çuar i plagosur në Spitalin e Traumës, ku edhe ka vdekur. Në xhep i është gjetur një pasaportë e firmosur nga Fatmir Meta, ish-shef i Komisariatit Tropojë.

Për këtë person, dyshohet se mund të jetë plagosur rëndë në momentin e përplasjes me dy grupeve, nga Azem Hajdari, ose është vrarë nga grupi i Jaho Mulosmanit, për të humbur gjurmët e krimit. Ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit kanë udhëtuar tërë natën në drejtim të Tropojës, ku kanë mbërritur rreth orës 05:00 të datës 13 shtator 1998.

Ish-ministri i Rendit Publik, Perikli Teta, ka marrë dy herë në telefon Tropojën për të verifikuar vendndodhjen e Jaho Mulosmanit, i cili kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në Komisariat, me pretekstin se ishte sëmurë. Në orën 22:00 të datës 12 shtator 1998, kur në shtëpinë e Jahos shkuan një grup policësh, babai i tij, Salih Mulosmani, u tha që ishte brenda në dhomë, por ata vetë nuk e verifikuan.

Taulant Dedja, përfaqësues i qeverisë për Tropojën, në mëngjesin e datës 13 shtator 1998, rreth orës 7:15, e ka konfirmuar ndodhjen e Jaho Mulosmanit në Tropojë. Në vendngjarje është ndodhur edhe makina e Fatmir Metës, tip “fuoristradë” me llambën e Policisë. Me këtë makinë, Jaho Mulosmani ka qarkulluar në Tiranë dy ditë para ngjarjes dhe atë ditë që u krye vrasja. Pas ngjarjes, Fatmiri nuk shkoi më në Tropojë dhe aktualisht është në dispozicion të Ministrisë së Rendit Publik.

Në vendngjarje është ndodhur edhe makina e Ismet Haxhias, shef i Qarkullimit Rrugor në Tropojë, vëllai i Izet Haxhias. Kjo makinë është “Tipo” me targë “Policia 203”. Ismet Haxhia kishte ardhur në Tiranë 2-3 ditë para ngjarjes dhe është larguar prej saj ditën e mërkurë, pra, katër ditë pas vrasjes. Ismet Haxhia ka vëlla edhe Isamedin Haxhian. Isamedini dhe Halil Haklaj, vëllai i Fatmir Haklajt, zhvillonin së bashku trafik armësh nga Gramshi në Tropojë me objekt Kosovën. Për këtë qëllim ishin lidhur në Gramsh me Rudi Bardhoshin, subjekti ynë në gjurmim për trafik armësh.

Me këtë ofertë ishin përzierë edhe Azem Hajdari e Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës. Rrugën e tretë të ngarkesës me armë nga Gramshi për në Tropojë, arrestohet nga Policia e Gramshit Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhia. Me ta ndalohet dhe më pas lirohet edhe pritësi i tyre nga Gramshi, Rudi Bardhoshi, i cili sipas informacioneve tona, ka biseduar në telefon me Azem Hajdarin ose Shaban Memian dhe ka dhënë informacion për trafikun e armëve.

Ky fakt është marrë vesh nga Halili dhe Isamedini, të cilët janë liruar nga burgu në datën 4 shtator 1998 dhe ka acaruar më tej situatën midis tyre. Grupi i vrasësve të Azem Hajdarit dyshohet se është edhe autor i vjedhjes së fundit të Bankës së Tropojës, ku janë vjedhur rreth 600 milionë lekë, të cilat i mbajnë në shtëpi, si dhe autorë të grabitjes së makinave të OSBE-së, Kryqit të Kuq etj., me të cilat shëtisin lirisht në Tropojë. Theksojmë se ky grup në vazhdimësi, ka shfaqur dëshirën për të vrarë dhe ish-Presidentin Sali Berisha, gjë për të cilën ky i fundit ka dijeni./ panorama

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë