Zgjedhjet vendore, fryhet administrata publike. Ja sa vende pune u shtuan në 2018 - Aktualitet
Aktualitet

Zgjedhjet vendore, fryhet administrata publike. Ja sa vende pune u shtuan në 2018

Popullsia e Shqipërisë është zyrtarisht në rënie, ndërsa prej vitesh sektori publik ka synuar të pakësojë forcën e punës për të rritur eficiencën. Por të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë dy viteve të fundit ka ndodhur e kundërta; numri i të punësuarve në shtet është rritur.Instituti i Statistikave bën të ditur se në fund të vitit 2018, rrogëtarët e shtetit ishin afro 173 mijë vetë, me një rritje prej 8,400 vetësh ose 5.1% në krahasim me vitin 2017. Në kontrast me sektorin publik, sektori privat shtoi vetëm 7,400 vende të reja pune me një rritje 1.5% në krahasim me vitin 2016.

Në fund të vitit 2018, afro 509 mijë shqiptarë ishin të punësuar me pagë në sektorin privat nga afro 502 mijë që ishin një vit më parë. Në tremujorin e katërt të vitit 2018, punësimi në sektorin privat ra me 9,400 vetë në krahasim me tremujorin e tretë.

Shkaqet e rritjes së të punësuarve në sektorin publik duket se lidhen me politikën e votave në këmbim të vendeve të punës dhe shumica e shtimit lidhet me pushtetin vendor apo me të punësuarit në ndërmarrje publike. Institucionet e qeverisjes qendrore, ku përfshihen mjekët, mësuesit, policët etj., kishin 82 mijë të punësuar në vitin e kaluar sipas buxhetit të shtetit dhe kjo nuk ka ndryshuar në krahasim me vitin 2017.

Të dhënat mbi numrin e personave të punësuar me pagë publikohen nga Instat në bazë të listëpagesave të dorëzuara në administratën tatimore. Si të tilla, këto statistika përfshijnë punësimin në sektorin formal të ekonomisë, por nuk përfshijnë punësimin në të zezë. Rritja e të punësuarve me pagë në tremujorin e tretë të vitit 2018 si dhe rënia e tyre në tremujorin e katërt duket se lidhet me fushatën antiinformalitet të ndërmarrë nga tatimet në bizneset turistike gjatë verës së kaluar, biznese që duket se kaluan në gjendje pasive në shtator bashkë me mbylljen e sezonit.

Një në tre maxhorenë me pagë

Sipas vlerësimeve të INSTAT, 1.97 milionë shqiptarë janë mes moshës 15 dhe 64 vjeç dhe si të tillë klasifikohen në moshë pune. INSTAT llogarit si të zënë me punë afro 1.24 milionë shqiptarë, ku përfshihen punëtorët pa pagesë brenda bizneseve të familjes apo fermerët që kujdesen për bagëtinë apo punojnë tokën. Nga këto, 681 mijë vetë janë të punësuar në ekonominë formale dhe punojnë me pagë dhe me sigurime shoqërore. Të punësuarit me pagë zënë afërsisht 35% të popullsisë në moshë pune. Rreth 453 mijë vetë të tjerë të klasifikuar si “të punësuar” përfshijnë popullsinë rurale të Shqipërisë, ku posedimi i një parcele toke sado të vogël apo edhe një deleje të klasifikon automatikisht si të vetëpunësuar pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Rreth 173 mijë vetë klasifikohen si të papunë në kërkim të një pune, ndërsa 617 mijë konsiderohen popullsi inaktive. Në këtë kategori përfshihen të rinjtë në arsim si dhe personat e njohur teknikisht si “të dekurajuar”, d.m.th., të papunë që nuk kërkojnë punë./Reporter.al

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë