Të enjten në mbrëmje në emisionin Open u diskutua për një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë Shqiptare siç është krimi në familje. Grida Duma, Edmond Tupja, Akil Pano, Delina Fico dhe av. Adriatik Lapaj dhanë opinionet e tyre në lidhje me temën "Burra që vrasin gra", referuar edhe 2 ngjarjeve të rënda që tronditën Durrësin, Rrëshenin dhe mbarë vendin.
Politikania dhe Sociologia Grida Duma e sheh problemin të lidhur me të shkuarën tonë. Ajo tha se në 80 vite në kurikulat tona nuk ndërtohet njeriu pasi i është dhënë prioritet shkencave ekzakte dhe jo shkencave që ndërtojnë njeriun
https://www.youtube.com/watch?v=pr1dEF4MV7M
Prof. Tupja tha se e gjithë shoqëria është përgjegjëse për krimin në familje pasi edukata jonë sipas tij bazohet tek dhuna
https://www.youtube.com/watch?v=Rm2H5vD_ViE&t=86s
I tronditur nga çfarë po ndodhë, Pastori Akil Pano deklaroi në Open se ne kemi humbur njeriun dhe virtytin si shoqëri.
https://www.youtube.com/watch?v=G0Wvc14eE1Y&t=152s
Prof. Tupja, Pastori Akil Pano, Grida Duma dhe Delina Fico folën konkretisht për ngjarjen e rëndë në Durrës ku burri vrau me levë gruan e tij. "U nervozove, bjeri murit", kështu u tha ndër të tjera gjatë diskutimit në studio
https://www.youtube.com/watch?v=empnn5f7NAA&t=193s
6 fëmijë ngelën jetim në 48 orë pas vrasjes se dy grave nga bashkëshortët dhe ish bashkëshortët e tyre. Të ftuarit në Open folën konkretisht për përgjegjesit e ketyre ngjarjeve tragjike
https://www.youtube.com/watch?v=wJe8SINlmE4
Debat për të mos u humbur ishte ai mes Delina Ficos dhe Grida Dumës për shkaqet e dhunës dhe krimeve në familje
https://www.youtube.com/watch?v=-8sZigGJpqs
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm
https://www.youtube.com/watch?v=1luxfXrIJ1U&t=649s
