Bota

Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh: Si po i shërbejnë fëmijët e huaj makinerisë ushtarake të Rusisë?

Studime jashtë vendit dhe prodhim dronësh: Si po i shërbejnë
 

Samira ishte gati ta dërgonte vajzën e saj 16-vjeçare nga ku jetojnë në Çui, në veri të Kirgizisë, për të studiuar në një shkollë prestigjioze në Republikën ruse të Tatarstanit.

Ajo që nuk e dinte ishte se shkolla, Politekniku Alabuga – një institucion teknik i vendosur në zonën e lirë ekonomike të Alabugës – po prodhonte dronë luftarakë që përdoren në sulmet ajrore ruse kundër Ukrainës.

“Mendova se ishte një program i zakonshëm shkollimi profesional”, tha për Radion Evropa e Lirë, Samira – e cila kërkoi t’i ndryshohej emri. “Por, kur mësova për lidhjet e shkollës me ushtrinë dhe prodhimin e dronëve, u trondita”.

Autoritetet ruse po shpërndajnë materiale promocionale dhe rekrutuese për Politeknikumin Alabuga në shkollat në Kirgizi. Në një broshurë u bëhet thirrje nxënësve:

“Bashkohuni me … më të mirët”. Një fotografi e të rinjve të veshur me uniforma ushtarake premton se “do t’i trajnojë [studentët] për t’u bërë specialistët më të mirë të montimit të dronëve për nevojat e ushtrisë ruse”. Në faqen e parë të broshurës shfaqet një dronë, bashkë me simbolet ushtarake proruse “Z” dhe “V”.

Muaj më parë, sipas raportimeve të mediave, broshurat e Politeknikumit Alabuga u shpërndanë edhe në shkollat në Kazakistanin fqinj.

Nuk ishin vetëm broshurat. Këtë pranverë, rekrutues nga Politeknikumi Alabuga vizituan shkolla në veri të Kirgizisë. Nxënës të moshës 14-vjeçare po ftohen që të aplikojnë, diçka që ka ngritur shqetësim në mesin e prindërve. Rekrutimi përfshin të dy gjinitë, së bashku me premtimet për një arsimim me teknologji të lartë, mundësi për zhvillim në karrierë dhe paga ose bursa mujore që variojnë nga 30 mijë rubla (382 dollarë) deri në 70 mijë rubla, po shërbejnë për të tërhequr të rinjtë.

Zona e posaçme ekonomike Alabuga duket se ka rekrutuar studentë edhe përmes një loje online të quajtur Business Cats, ku lojtarët risin dhe tregtojnë mace virtuale, duke simuluar sipërmarrjen dhe duke zhvilluar aftësi biznesi.

Sipas autoriteteve në Alabuga, loja ishte “një program për shkathtësitë financiare dhe të sipërmarrjes për nxënësit dhe loja është e qasshme jo vetëm në Rusi, por edhe në ish-republikat e tjera sovjetike”. Mësuesit lokalë në Kirgizi raportohet se e promovuan këtë lojë përmes WhatsApp-it.

Konfirmohen lidhjet me ushtrinë

Më 2 prill 2024, një sulm me dronë ukrainas në zonën e lirë ekonomike të Alabugës plagosi shtatë persona, përfshirë të mitur. Sulme të tjera u kryen më vonë po atë vit, më 23 prill dhe 15 qershor, ku në sulmin e fundit u vranë dy persona dhe u plagosën 13 të tjerë. Zyrtarët ushtarakë ukrainas më pas konfirmuan se sulmet kishin synuar objektet e dronëve, që përdoreshin për të sulmuar infrastrukturën ukrainase. Zyrtarët e cilësuan Alabugën si “cak legjitim ushtarak”.

Rusia gjithashtu ka pranuar se dronët po prodhohen në Alabuga. Në korrik, kanali televiziv i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Zvezda, konfirmoi se dronët Shahed-136, të dizajnuar në Iran dhe të brenduar në mënyrë vendase si Geran, po prodhohen në masë në zonën e posaçme ekonomike të Alabugës. Programi shfaqi shkallën e operacioneve të montimit, që përfshin studentë të kolegjeve.

Sipas raportimit të Zvezda, Timur Shagivaleyev, drejtori i zonës së posaçme ekonomike Alabuga, tha se në një fabrikë prodhohen “mijëra” dronë me ndihmën e studentëve nga Politekumi Alabuga. Pamjet treguan punëtorë të rinj, shumë prej të cilëve dukeshin adoleshentë, duke operuar makineri dhe duke montuar pjesë. “Qindra makina, mijëra punëtorë, dhe kudo që shikon – të rinj”, tha prezantuesi i programit. “Djem dhe vajza punojnë këtu dhe studiojnë njëkohësisht”.

Prindër si Samira u alarmuan kur iu tha se fëmijët e tyre do të udhëtonin me aeroplan vetëm drejt Rusisë, pa shoqërim të një të rrituri apo përfaqësuesi shtetëror.

“Atëherë fillova të brengosesha”, tha Samira. “Ata po më kërkonin dokumentet e udhëtimit të vajzës sime, letërnjoftimin dhe madje u ofruan që t’ia blinin biletën e aeroplanit”.

Një nga rekrutuesit, tha ajo, i dërgonte mesazhe vazhdimisht në Telegram. “Vazhduan të thërrisnin. Kur ndalova së përgjigjuri, ata më telefuan përsëri e përsëri”, tha Samira.

Myrza Karimov, ekspert i arsimit në Kirgizi, ka folur publikisht për këtë situatë. “Nëse Ministria jonë e Arsimit ka bërë një marrëveshje, atëherë dikush nga Ministria duhet të shoqërojë grupin dhe t’i dorëzojë ata në anën tjetër”, tha Karimov. “Sepse fëmijët janë nën 18 vjeç, nuk është e drejtë t’i dërgosh dhe të supozosh se do të priten në anën tjetër. Edhe kur nxënësit në moshë minore marrin pjesë në ngjarje të ndryshme sportive ndërkombëtare, gjithmonë shoqërohen nga një përfaqësues shtetëror”.

Disa prindër kirgizë tashmë kanë nisur fëmijët e tyre për në Alabuga. Kazybek, një banor i Çuit – që kërkoi të mos i publikohej emri i vërtet – i tha Radio Evropa e Lirë se i biri i tij udhëtoi për në Alabuga më 15 korrik, duke shtuar se shkolla mbuloi shpenzimet e fluturimit.

“Djali im më tha se tani ka 21 nxënës nga Kirgizia, Uzbekistani dhe vende të tjera. Ai nuk ka filluar ende orët zyrtare. Ata thjesht po luajnë paintball dhe lojëra patriotike të stilit ushtarak”, tha ai.

Kazybek shtoi se ka nënshkruar dokumente që lirojnë shkollën nga përgjegjësia në rast se nxënësit lëndohen gjatë këtyre aktiviteteve. “Ata thanë se nuk është luftë e vërtetë, vetëm simulim”, theksoi ai.

Sa është e përfshirë Ministria kirgize e Arsimit?

Dinara Bektasheva, zyrtare e lartë në Ministrinë e Arsimit, konfirmoi se përfaqësues të Politeknikumit Alabuga kanë vizituar shkolla në Kirgizi që nga viti 2023. “Këtë e bënë në mënyrë të pavarur”, tha ajo. “Ne nuk morëm pjesë në vizitat e zhvilluara në shkolla”.

Megjithatë, Mirlan Toktobekov, drejtori i një shkolle në qytetin e Tokmokut në rajonin Çui, tha se kur tre përfaqësues të Alabugës zhvilluan një vizitë në prill, “nga lart u urdhëruam që t’i lejonin të hynin në shkollën tonë”. Ai shtoi se dy nxënës morën pjesë në fushatën rekrutuese, njëri nga të cilët u avancua dhe aplikoi që të regjistrohej.

Ministria e Arsimit e Kirgizisë ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me zonën e posaçme ekonomike Alabuga. Marrëveshja promovon bashkëpunimin teknik dhe profesional dhe mbështet punësimin e qytetarëve kirgizë brenda kësaj zone.

Bektasheva tha se aktualisht 58 nxënës kirgizë janë regjistruar në Alabuga, por mohoi që shkolla prodhon dronë. “Ka shumë dezinformata”, tha ajo. Për shumicën e familjeve, mësuesit e shkollës ishin burimi kryesor i informacionit për Politeknikumin Alabuga.

Një prind nga Tokmok, vajza e të cilit kaloi testet e rekrutimit dhe do të udhëtojë për në Alabuga, tha:

“Ne u besuam mësuesve. Na thanë se fëmijët e tyre po shkonin atje”.

Është procesi i dyshimtë i rekrutimit që shqetëson ekspertin e arsimit, Karimov.

“Nëse fëmijët po rekrutohen vërtet bazuar në një memorandum të nënshkruar nga Ministria jonë e Arsimit, atëherë kjo duhet bërë publike”, shtoi ai. /REL/

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë