Bota

Gjurmët e spiunëve rusë në Serbi/ Analiza: Përpjekje për të destabilizuar Francën dhe Gjermaninë

Gjurmët e spiunëve rusë në Serbi/ Analiza: Përpjekje

SERBI- Përpjekje për të destabilizuar Francën dhe Gjermaninë, si dhe përgatitje të “trazirave masive” para zgjedhjeve në Moldavi. Këto janë akuzat më të fundit, ku si autorë përmenden shtetas të Serbisë, ndërsa dyshohet se pas tyre qëndrojnë shërbimet ruse.

“Kjo tregon se akuzat që erdhën nga vendet perëndimore, se Serbia është një trampolinë për të ashtuquajturin ndikim malinj të Rusisë, duket se janë të sakta”, thotë Predrag Petroviq, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikat e Sigurisë, për Radion Evropa e Lirë.

Në një raport të vitit 2023, Parlamenti Evropian vlerësoi se Rusia përdor ndikimin e saj në Serbi për të destabilizuar dhe ndërhyrë në punët e shteteve fqinje sovrane. Më herët, në vitin 2019, Departamenti amerikan i Shtetit e përshkroi Serbinë, që është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si shtetin me “mjedisin më të ndjeshëm” për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor.

“Destabilizimi” në Francë dhe Gjermani

Spiunazhi, diskriminimi fetar dhe kombëtar janë disa nga veprat penale për të cilat dyshohen 11 shtetas të Serbisë nga Prokuroria e Lartë në Smederevë. Ata u arrestuan më 29 shtator dhe dyshohet se gjatë vitit 2025 kanë shkaktuar disa incidente në Paris dhe Berlin. Veprimet e tyre përfshijnë hedhjen e bojës jeshile mbi muze të Holokaustit, sinagoga dhe një restorant hebre në Paris, si dhe vendosjen e kokave të derrit pranë objekteve fetare myslimane.

Para Portës së Brandenburgut në Berlin, ata shkruan edhe mesazhe diskriminuese. Ministria Federale e Brendshme e Gjermanisë i tha Radios Evropa e Lirë se rreziku i “aktiviteteve sabotuese” në vend është rritur dhe se shërbimet e sigurisë po hetojnë rastet, në të cilat ekziston dyshimi se individë të caktuar janë punësuar nga shtete të huaja.

Këta individë, të njohur edhe si “agjentë me profil të ulët” ose “agjentë të përdorur”, shpesh rekrutohen përmes rrjeteve sociale dhe platformave të mesazheve. Në përgjigjen e ministrisë thuhet, gjithashtu, se policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë nisur një fushatë mediatike, që synon të rrisë vetëdijen kundër përpjekjeve të rekrutimit nga shërbimet armiqësore të inteligjencës.

Pas arrestimeve në Smederevë, policia serbe njoftoi se po kërkonte një të dyshuar, i cili, “me udhëzimet e një shërbimi të inteligjencës së huaj”, ka organizuar dhe trajnuar një grup qytetarësh serbë në territorin e Serbisë, për të shkaktuar incidente në Gjermani dhe Francë.

Zyrtarët francezë po hetojnë rolin e Rusisë në këto incidente, duke i përshkruar ato si “operacione destabilizuese” që nxisin “tensione sociale dhe zgjerojnë përçarjet në Francë”. Megjithatë, Rusia nuk përmendet në deklaratat e Policisë dhe Prokurorisë serbe, dhe autoritetet nuk iu përgjigjën pyetjes së Radios Evropa e Lirë se cili shërbim i inteligjencës së huaj ka nisur trajnimin e qytetarëve serbë.

“Është vështirë të besohet se shërbimet serbe të sigurisë nuk e dinin se kjo po ndodhte, sepse ky nuk është një rast i vetëm, por një seri rastesh të njëjta ose të ngjashme, në të cilat kemi shtetas të huaj që trajnohen për operacione të ndryshme sigurie ose para-sigurie në vende të tjera”, thotë Petroviq.

Përgatitjet për trazira në Moldavi

Rusia dhe Serbia janë lidhur edhe në një tjetër hetim: në Moldavi. Policia moldaviane publikoi një video më 26 shtator, duke pretenduar se tregonte “kampe ushtarake në Serbi, të organizuara nga shërbimi sekret rus”.

Më shumë se 70 persona u ndaluan në Moldavi në kuadër të hetimeve, dhe shumica e tyre dyshohet se janë trajnuar në Serbi. Ata akuzohen për përgatitjen e trazirave masive dhe destabilizimin e Moldavisë përpara zgjedhjeve parlamentare, që u mbajtën më 28 shtator.

Partia proevropiane në pushtet e fitoi shumicën në këto zgjedhje, duke mposhtur bindshëm bllokun prorus, dhe votimi u zhvillua pa incidente të mëdha. Rusia e mohoi ndërhyrjen në procesin zgjedhor, ndërsa Moldavia e akuzoi atë për luftë hibride, duke përfshirë një fushatë dezinformimi dhe financimi të paligjshëm të partive proruse.

Dy ditë para zgjedhjeve në Moldavi, Serbia arrestoi dy persona për organizimin e stërvitjeve taktike luftarake, për përleshje me Policinë moldaviane, në rast të trazirave gjatë ditës së zgjedhjeve. Sipas policisë, trajnimi u organizua në një objekt ushqimi pranë Lloznicës në Serbinë perëndimore dhe në të morën pjesë 150-170 qytetarë të Moldavisë dhe Rumanisë.

Në deklaratën e policisë nuk u përmend Rusia, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha pas arrestimit se Serbia “nuk duhet të jetë një vend stërvitjeje për operacionet e shërbimeve të huaja”. Ai tha se të gjitha shërbimet e botës, si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi, veprojnë në Serbi dhe se “kjo është në rregull derisa nuk arrini fazën e stërvitjes së individëve të caktuar për luftime”. Kjo nuk është hera e parë që Moldavia ka akuzuar Rusinë për organizimin e kampeve në Ballkanin Perëndimor.

“Pajtimi i heshtur i shërbimeve serbe”

Në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe referendumit në tetor të vitit 2024, Moldavia njoftoi se disa kurse trajnimi janë organizuar në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë, të udhëhequra nga individë të lidhur me grupet e armatosura mercenare ruse, Ferma dhe Wagner.

“Duhet të supozohet se e gjithë kjo po bëhet me pëlqimin e heshtur të autoriteteve serbe dhe shërbimeve të sigurisë, sepse ato duhet t’i shlyejnë disi shërbimet dhe borxhet ndaj shërbimeve ruse”, vlerëson Petroviq.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, dhe sanksioneve perëndimore që pasuan, Beogradi mbeti një nga partnerët e paktë evropianë të Kremlinit. Serbia ishte në qendër të akuzave se u ofroi strehim diplomatëve rusë që u dëbuan nga vendet e Bashkimit Evropian, nën dyshimet për spiunazh.

Dy vendet e vazhduan edhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencës, ndërsa Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi u ftua në Serbi për të hetuar akuzat se autoritetet përdorën një top zëri në një protestë të madhe antiqeveritare, më 15 mars në Beograd.

Moska dhe Beogradi, pa ofruar ndonjë provë, akuzojnë shërbimet perëndimore se qëndrojnë pas protestave masive në Serbi, në të cilat demonstruesit e udhëhequr nga studentët kërkojnë llogari nga autoritetet për vdekjen e 16 personave në një aksident në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

“Grushtshteti” në Mal të Zi

Rusia dhe Serbia kanë qenë në qendër edhe të një hetimi në një vend të huaj: në Mal të Zi.

“Mund të supozojmë se një model i ngjashëm po përsëritet, se kemi disa njerëz që vijnë nga Serbia, kemi edhe përfshirjen e agjentëve rusë dhe e gjithë kjo po ndodh rreth ose menjëherë pas zgjedhjeve”, thotë Petroviq.

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi në vitin 2016, një grup qytetarësh rusë, malazezë dhe serbë planifikuan një ndryshim të dhunshëm të Qeverisë, e cila drejtohej nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS).

Kjo u tha në aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit Special të Malit të Zi kundër më shumë se dhjetë personave. Me një vendim të shkallës së parë në vitin 2019, ata u dënuan me një total prej 70 vjetësh burg, por u liruan nga akuzat në korrik të vitit 2024, për shkak të, siç shpjegoi gjykata, mungesës së provave.

Në procesin që zgjati shtatë vjet, shtetasit rusë, Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, u akuzuan për organizimin dhe financimin e ndryshimit të dhunshëm të Qeverisë malazeze. Përveç udhëheqësve të partive proruse nga Mali i Zi, aktakuza përfshinte edhe shtatë shtetas serbë - në mesin e tyre gjenerali në pension i policisë, Bratisllav Dikiq. Qëllimi i përmbysjes së dhunshme të Qeverisë, sipas aktakuzës, ishte të pengohej anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

Afera e “spiunit rus”

Oficerët e inteligjencës ruse ishin në qendër edhe të një skandali tjetër. Në nëntor të vitit 2019, një video e postuar në YouTube tregonte një anëtar të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse, Georgy Kleban, duke i dhënë një qese me para një ish-oficeri serb. Identiteti i aktorëve dhe autenticiteti i videos u konfirmuan atëkohë nga presidenti serb, Vuçiq, i cili tha se videoja ishte bërë një vit më parë dhe se shërbimet serbe të sigurisë ishin në dijeni.

“Ne kemi dokumentuar edhe anëtarë të tjerë të shërbimeve ruse të sigurisë”, u tha Vuçiq gazetarëve pas një seance të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vuçiç më pas përsëriti se Serbia e sheh Rusinë si një “vend vëllazëror” dhe se është i bindur se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ishte i informuar për veprimet e oficerit të inteligjencës. Moska u përgjigj duke thënë se regjistrimi ishte një “provokim” dhe se asgjë nuk mund t’i dëmtojë marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë. Një muaj më vonë, Vuçiç tha se rasti ishte “mbyllur”, por pyetje të shumta mbeten pa përgjigje edhe sot. Midis tyre edhe pyetja nëse dhe çfarë u dha për paratë që oficeri i inteligjencës ruse në video ia dha ish-oficerit serb.?REL

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë