Aktualitet

"Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat!" Zgjedhjet/ Berisha: Raportin final do e dërgojmë në çdo institucion ndërkombëtar

"Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat!" Zgjedhjet/
 

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se po mbron një të vërtetë themelore për një shoqëri të lirë. Berisha tha se zgjedhjet 2025, të cilat i konsideron si farsë elektorale, ishin dy herë më të mëdha se "farsa" e 2021.

Kryedemokrati tha se në këto rrethana, alternativa e vetme është të qëndrosh me të gjithë fuqinë. Sipas tij, opozita po qëndrojn dhe shqiptarët nuk kanë më votën.

Gjithashtu ai tha se beson se çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë po bëhet më e qartë për shqiptarët ajo që ka ndodhur në këto zgjedhje. Ai theksoi se opozita do insistojë që edhe shqiptarin e fundit ta bindin për farsën elektorale.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë po mbroj një të vërtetë themelore për një shoqëri të lirë. Po mbroj votën. Ky është një mision për mua. Unë e kam theksuar se ky është një mision po aq i rëndësishëm në mos më i rëndësishëm se ai i vitit 1991. Po mbroj votën e humbur. Ç’po përdor unë këtu? Po mbroj votën nga një botë e stërfuqishme krimi. Nga një shtet i shkrirë në një me kartelet e drogës. Po mbroj votën nga një parti krimi e shkrirë një me shtetin. Po mbroj votën nga një propagandë antidemokratike, që nga mëngjesi gjer në darkë, mbështeti narkodiktaturën dhe tani përpiqet të përligjë farsën. A e kupton se në çfarë pozicioni jam unë sot? Por unë ndjehem më i motivuar se kurrë nga ky pozicion.

Nuk kam unë absolutisht asgjë personale. Por në këto rrethana, alternativa e vetme është të qëndrosh me të gjithë fuqinë. Dhe ne po qëndrojmë. Shqiptarët nuk kanë më votën. I ke dëgjuar ti, thonë se zgjedhjet u mirëadministruan. Ju nuk e dini, ua them unë, administrimi më i shkëlqyer, më i përsosur i zgjedhjeve bëhej në diktaturë. Po, si administrim, perfekt. Por ata kishin një të mirë, nuk flisnin për zgjedhje, flisnin për votim. Se nuk kishte garë. E dinin ata, ishin të ndërgjegjshëm. Por kështu nga pikëpamja e administrimit, ishin të përsosur. Pra, nuk mund të merret administrimi si etalon. Atë më mirë se kushdo e bën diktatura. I merrnin me helikopter, me ushtri, i çonin kutitë e votimit në pikat më të largëta.

I filmonin, i paraqisnin që ja organizimi. Kaq është kjo. Pra, unë po bëj atë që duhet bërë. Dhe bashkëpunëtorët e mi po bëjnë atë që duhet bërë. Nuk janë asnjë prej tyre që partia duhet të bëjë analizë. Jo! Por e dinë se përparësi absolute është kjo. Nuk ka më zgjedhje këtu. Të mos dëgjojë njeri se me Edi Ramën mund të bëhen zgjedhje. Kurrë. Urdhëro farsa. Dy herë e marrim po të duash dhe e analizojmë në rrafshin sasior dhe cilësor. Kjo farsë ishte dy herë më e madhe se e vitit 2021.

Po! Nuk u falën 200 e sa milionë gjoba. Nuk u dhanë për 48 përqind të zgjedhësve 100 euro siç ndodhi tani. Nuk arriti këtë shkallë organizimi kriminal, rrjeti i patronazhistëve. Nuk u dhanë licenca për 28 mijë hektarë drogë, nga 200 që duhej të jepeshin sipas ligjit. Pra, këto janë. Unë besoj se çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë po bëhet më e qartë për shqiptarët ajo që ka ndodhur në këto zgjedhje. Por ne do insistojmë që edhe shqiptarin e fundit ta bindim për farsën elektorale.

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë