
FUSHË KRUJË- Janë publikuar pamjet e operacionit antidrogë në zbatim të urdhrit të Gjykatës së Posaçme, ku edhe janë ushtruar 12 kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme të lidhura me 10 shtetas të përfshirë në hetim.
Gjatë këtyre kontrolleve, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me municion, shtatë telefona celularë, katër automjete, një jelek antiplumb, një palë dylbi, si dhe shuma të mëdha parash: 415 mijë euro, 7 mijë paund dhe rreth 1 milion lekë. Dy armë gjahu të mbajtura me leje janë bllokuar gjithashtu.
Gjithashtu, u bllokuan 2 armë gjahu që mbaheshin me leje. Nga veprimet hetimore të kryera deri tani, dyshohet se këta shtetas, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre dhe me të tjerë, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në shtete të BE-së, kryesisht në Gjermani.
Rexhep Rraja, 31 vjeç, banues në fshatin Zezë, Fushë Krujë;
Përparim Rraja, 50 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
Gazmir Rraja, 35 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë;
Agim Nina alias Lorenc Selmani, 51 vjeç, banues në Durrës;
Zamir Aliaj alias Zamir Çoku, 47 vjeç, banues në Paskuqan;
Sokol Qaja, 41 vjeç, banues në Tiranë;
Marvin Bushati alias Marvin Kopliku, 43 vjeç, banues në Tiranë;
Aldo Gjini alias Aldo Iamandi, 35 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
Jani Çavo, 50 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP);
Islam Sefa alias Islam Xaka, 40 vjeç, banues në Tiranë (masa u ekzekutua në IEVP).
Gjatë këtij operacioni janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar, ndërsa tre prej të arrestuarve ndodhen aktualisht në burg, ku masa e arrestit iu është komunikuar brenda qelisë. Për katër të tjerët, operacioni vijon dhe ata janë shpallur në kërkim. Në pranga janë vënë Marvin Genci Bushati, Agim Nina (alias Lorenc Izet Selmani), Sokol Myslym Qaja, Gazmir Xhemali Rraja, Perparim Kadri Rraja dhe Rexhep Rraja dhe Zamir Aliaj.
Në burg ndodhen Islam Sefa, Algo Gjini dhe Jani Çavo, ku edhe iu është komunikuar masa tjetër e arrestit. Në kërkim janë Ervis Shuli, Bujar Sefa, Hajdar Sefa, Vildan Baroku. Ndër të arrestuarit është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, i cili ka një histori të njohur për përfshirje në incidente të dhunshme dhe ngjarje kriminale të regjistruara më parë nga autoritetet.