
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot në orën 10:00 një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Mësohet se, mbledhja do të zhvillohet në një format të plotë vlerësimi rreth aktivitetit të PS në parlament po jo vetëm. Në fillim, pritet fjala e kreut të pozitës, Edi Rama, e pasuar nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
Më pas, mbledhja do të ketë në fokus, raportet zyrtare të komisioneve parlamentare, me nga 10 minuta për çdo kryetar komisioni dhe diskutime të shkurtuara për çdo folës. Deputetët dhe ministrat që do të raportojnë mbi punën e tyre janë: Milva Ekonomi, Ulsi Manja, Bledar Çuçi, Blendi Klosi, Anila Denaj, Evis Kushi, Eduard Shalsi, Iris Luarasi, Erion Malaj, Igli Hasani, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri dhe Arbjan Mazniku.
Më tej, fokusi i kësaj mbledhjeje, do të jetë raporti mbi pjesëmarrjen e deputetëve në punimet parlamentare, që do të prezantohet nga Sekretari i Grupit. Raporti konsiston në angazhimin sistematik të deputetëve në seanca, mbledhje apo komisione.
Rendi i folësve, vijon si më poshtë:
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.
Fjala e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.
Raporti i Veprimtarisë së Komisioneve Parlamentare
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Milva Ekonomi (Koha 10’)
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Ulsi Manja (Koha 10’)
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Bledar Çuçi (Koha 10’)
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Blendi Klosi (Koha 10’)
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Anila Denaj (Koha 10’)
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet – Evis Kushi (Koha 10’)
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Eduard Shalsi (Koha 10’)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Iris Luarasi (Koha 10’)
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Erion Malaj (Koha 10’)
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme – Igli Hasani (Koha 10’)
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Fatmir Xhafaj (Koha 10’)
Komisioni Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore – Damian Gjiknuri (Koha 10’)
Komisioni Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale – Arbjan Mazniku (Koha 10’)
Raporti nga Sekretari i Grupit mbi pjesëmarrjen e deputetëve në Seancat Plenare, Komisionet dhe Mbledhjet e Grupit.
Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Balla.
Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Rama./