TIRANË- Të infektuarit me salmonelë që u zbuluan në kopshtin e Gramshit kanë shkuar në 20. Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besjan Ajazi në një intervistë për 'Kafe Shqeto' në “Syri Tv", Ajazi ka deklaruar se institucionet po merren me gjurmimin epidemiologjik të infektimit. Më tej, Ajazi ka theksuar se sipas AKU-së kontaminimi ka ndodhur në kopsht, ndërkohë që ISHP-ja s'ka nxjerr ende asnjë raport.
“Është drejt shuarjes si problem bakteorologjik, dhe janë institucionet që merren me gjurmimin epidemiologjik. Si fillim janë analizuar një fëmijë, ka dalë pozitiv më pas janë bërë 2, 6. Ditën e parë janë marrë 78 mostra. Mesa kam informacion më duket në shifrën 20 të infektuar që ditën që pati të fundit e në dijeninë time nuk ka të tjerë. Janë më shumë se 100 mostra të marra sepse është bërë ndjekja nga fëmijët tek familjarët e tyre Nuk kemi ende një përfundim të saktë të hetimit epidemiologjik, presim raportin përfundimtar për të kuptuar arsyen e vërtetë nga ka ndodhur ky kontaminim bakteorologjik i fëmijëe. AKU ka bërë kontroll paraprak. Ka bërë me dije që është bërë kontrolli në fermën prodhuese dhe magazinë e ka rezultuar gabim. Nga biseda që pata i kërkova shpjegime: Kur thoni është kontaminuar në kopsht çfarë nënkuptoni? Si, kush e ka kontaminuar? Po transporti ka qenë i garantuar? Ka ardhur veza në kushte të mira? Nga kush është kontaminuar në kopsht? Nga ambienti? Ndërkohë ne e kemi certifikuar se raporti për kushtet higjienosanitare të kopshtit raporti është pozitiv. Nëse është kontaminuar nga të jashtëm nga kush? Nga një fëmijë prurës i bakterit, një nga punonjësit e stafit. Kam bërë thirrje që institucionet, AKU e ISHP të nxjerrë përgjegjësit dhe të merren masa. AKU thotë se dyshimet e kontaminimit kanë ndodhur në kopsht, ndërkohë ISHP s’ka nxjerrë ende," tha Ajazi.
Duke folur për hetimin e çështjes, Ajazi ka komentuar dhe për drejtuesin e prokurorisë së qarkut të Elbasanit, Kreshnik Ajazi, që është dhe vëllai i tij.
”Nuk kam asgjë për të thënë se secili është i ndarë në profesionin e vet, më vjen keq për disa tituj por nëse ka sot një proces hetimor në prokurorinë e Elbasanit është dikush tjetër që e heton çështjen. Unë kam bërë thirrje qoftë në hetimin epidemiologjik të dalin përgjegjësit e secili të marrë përgjegjësitë që i takojnë në bazë të ligjit. Janë gjëra jo të këndshme që askush nuk do dëshironte ti ndodhin, por ja që ndodhin. Nuk është rasti i bakterit me salmonelë i veçuar global apo kombëtar. Duhet maturi në trajtimin e rastit. Prej disa ditësh nuk kemi asnjë rast tjetër. Janë mbyllur qarqet e infeksionit dhe kemi qetësim të situatës,” tha Ajazi.