Sport

Të gjithë drejt Europianit, rriten 60% daljet e shqiptarëve nga Rinasi në qershor

Të gjithë drejt Europianit, rriten 60% daljet e shqiptarëve nga

TIRANË- Atmosfera në Rinas ishte jashtë normales në qershor. Tifozë të shumtë u nisën për të mbështetur Kombëtaren në Gjermani, të shoqëruar me muzikë, apo me qeleshe në kokë.

Të dhënat zyrtare nga Tirana International Airport (TIA) bënë të ditur se nga data 1-20 qershor janë shënuar 662 mijë dalje të shtetasve shqiptarë nga Rinasi, me një rritje të fortë prej 60% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose rreth 256 mijë persona më shumë.

Të dhënat nuk përfshijnë datën 24, kur u luajt ndeshja Shqipëri-Spanjë. Në krahasim me pesë mujorin, rritja e daljeve të shtetasve shqiptarë është e dukshme dhe lidhet direkt me interesin e lartë për të ndjekur ndeshjet e Kombëtares.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se për periudhën janar-maj, daljet e shtetasve shqiptarë u rritën me rreth 20%, tendencë që ishte pothuajse e njëjtë për çdo muaj nga janari deri në maj.

Nëse kjo tendencë do të vijonte dhe në qershor, pra me një rritje prej rreth 20%, do të kishte rreth 175 mijë dalje më shumë të shtetasve shqiptarë, ndërkohë që realisht ishin rreth 256 mijë persona më shumë që dolën jashtë vetëm përmes ajrit.

Pra nga të dhënat rezulton se janë rreth 85 mijë shtetas më shumë që udhëtuan jashtë, pjesa më e madhe e të cilëve ndoqën dy ndeshjet e Kombëtares me Italinë dhe Kroacinë.

Kampionati Europian, zhvendos konsumin por nuk e rrit atë

Pritshmëria apo perceptimi i përgjithshëm është që gjatë kompeticioneve të mëdha sportive, alkooli do të derdhet “lumë” e festa për skuadrat e zemrës do të nxisë më shumë konsum, por në realitet ky kampionat është i zbehtë. Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj, tha për “Monitor” se konsumi aktualisht nuk ka ndryshuar në raport me periudhën para kampionatit.

“Perceptimi është që konsumatorët apo klientët janë të njëjtët, nuk është se janë rritur, madje do thosha që ka ndodhur zhvendosja e tyre nga baret tek ato që janë ngritur si ‘Fan Zone’. Pra alkooli që konsumohej në bare nga një pjesë e këtyre klientëve, tani konsumohet në këto zona të posaccme”, – shprehet Jahaj.

Ai vlerëson se sjellja e konsumatorit shqiptar udhëhiqet nga fuqia e ulët blerëse dhe hapësira e kufizuar për këto lloj shpenzimesh e bën konsumin të mos luhatet nga efekti i turneve sportivë.

“Duhet të themi që ne nuk kemi një konsumator të pasur, përkundrazi është një konsumator me fuqi blerëse të kufizuar për këtë lloj shpenzimi.

Baret dhe restorantet angazhohen, apo dhe investojnë për evente të tilla, për të ofruar një përvojë sa më të mirë për klientët, por panorama është e qartë dhe ne jemi të vetëdijshëm që nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga normaliteti që kemi zakonisht”.

Aktualisht, konsumi në bare dhe restorante duket se mbetet pa ndonjë rritje të dukshme, duke konfirmuar një sjellje kursimtare jo vetëm të klientëve, por një efekt thuajse anemik edhe të sektorit të turizmit, që aktualisht sipas shifrave të hyrjes së vizitorëve duket të kishte ndikim më të qartë”./ Monitor

Open Youtube

Nurellari: Amerikanët të pakënaqur për të dy kandidaturat. Biden mori kostot

Nurellari: Amerikanët të pakënaqur për të dy kandidaturat. Biden mori kostot

“Zv/presidentja më e dobët në historinë e Amerikës, por është një super prokurore”/ Flet Zekthi

Trump e quan Harris një kandidatë më të dobët se Biden? Çfarë tregojnë sondazhet

Gara për presidentin/en e SHBA do të jetë një betejë mes grash? Flasin panelistët

“Harris nuk ka shkëlqyer, është grua me ngjyrë”/ Nurellari: Ja çfarë i duhet nëse fiton

Kush është Kamala Harris kandidatja që mund të zëvendësojë Joe Biden, profili i saj

Ermal Hasimja: Kamala Harris mund të kthejë pakicat drejt demokratëve për të...

“Kamala Harris nuk ka lënë gjurmë, çfarë mund të bëjë për 6 muaj”/ Flet Nurellari

“Biden mund të shkarkohet. Rrethi i ngushtë i fshehu botës paaftësinë e tij shëndetësore”

“Ajo që e nxori Biden nga gara ishte pikërisht ngjarja me Trump”/ Flet Çollaku

Mediat amerikane të pamëshirshme ndaj Biden, Zekthi: Kishte “njolla të zeza” gjatë komunikimit

‘Dështim i elitës amerikane”/ Nurellari: Biden në telekomandë! Gafat e para të tij u bën shkas që...

“Tërheqja e Biden ishte e sigurt’/ Zekthi: U parashikua kjo lëvizje! Sikur demokratët të mos...

Rihapja e "21 Janarit", Gazetari tregon se çfarë përmban audio-përgjimi i gardistëve

Dalin pamjet e makinës së atentatorëve të masakrës në Memaliaj, saga e vrasjeve mes 2 fiseve

Pano Soko: Krimi do luftë, dhe për këtë duhet lufta një shtet që e lufton krimin

Bejko: Ka persona që sponsorizojnë autorët; mendoj se policia duhet të bëjë një punë më të mirë

Balliu: Kriminaliteti përshkruan Shqipërinë; rinia përcjell shembullin e tyre, një problem kritik

Atentati me 3 viktima në Memaliaj/ Soko: Këtu qarkullojnë paratë, këtu lahen edhe hesapet

Atentati me 3 viktima në Memaliaj/ Klevis Balliu: Rast tronditës, ja pse krimi ka rritur arrogancën

Atentati me 3 viktima në Memaliaj/ Armand Bajrami: Ja si ndodhi ngjarja dhe kush ishte objektivi

Alibeaj: Basha ka përfituar nga mua. U zhgënjeva nga ai pas 11 Qershorit

A ka shkelje në dosjen ndaj Berishës dhe arresti në shtëpi i tij? Alibeaj:Kemi të gjithë përgjegjësi

A ndihet i përdorur nga Basha? Alibeaj: Ndonjë mund të ketë përfituar, por nuk e...

“Berisha dhe Rama janë bashkë”/ Alibeaj: Nuk mund ta lija PD në duart e Berishës

Lubonja-Alibeajt: Jeni të pabesueshëm! Berisha bënte zgjedhje, Rama i vjedh

A jeni penduar që u ndikuat nga SHBA-të për heqjen e Berishës nga PD? Flet Alibeaj

“Dy janë familjet që kanë zaptuar Shqipërinë, ajo e Ramës dhe Berishës”/ Flet Alibeaj

“Nuk do të shohësh të djeg goma”/ Lubonja kapet me Alibeajn: Nuk shoh të kesh dhënë mbështetje

Lubonja: Unë hallin e kam te qeveria dhe Edi Rama! Nuk është mbajtur qëndrim për...

Divorci Alibeaj-Basha/ Lubonja: Nuk është çudi që njeriu të mërzitet me Berishën, por...

Basha e quajti tradhtar, Alibeaj: Nuk kam tradhtuar askënd! Berisha çfarë nuk ka thënë për mua

Largimi nga Grupi Parlamentar i PD, Alibeaj:Partia në duart private të Berishës,nuk ka dyshime që...

“Ju rrëfej pengjet e Kadaresë”, botuesi Hudhri flet për miqësinë 30 vjeçare me shkrimtarin

Kadare nuk ka pasur simpati për Hoxhën, "Kur sunduesin grinden" është qëndrimi i tij ndaj diktaturës

"Shpifja është më e rëndë se vdekja", Hudhri: Ka pasur shpifje të fabrikuara nga Sigurimi i Shtetit

Hudhri:.Vepra e Kadaresë ka mbajtur gjallë mendimin e shqiptarisë, ka qenë i vëmendshëm për...

Kam pasur përplasje me Kadarenë por marrëdhënia ka qenë korrekte, Hudhri: Më vonë u bë miqësi

Hudhri: Kadare më tha që shkruaj në Paris sepse atje jam më i qetë, nuk më ngacmon njeri

Bujar Hudhri zbulon detaje nga raportet me Kadarenë: Kur i dhashë honorarin e parë u emocionua...

Hudhri rrëfen raportet me Kadarenë: Ndjej një boshllëk, por edhe njëlloj qetësie. Ja fjalia e fundit

"Nëse Trump do ishte vrarë, Amerika do të zhytej në konflikt civil"

Nesho: Demokratët drejt një kompromisi për të gjetur zëvendësuesin e Biden

“Republikanët janë optimistë”,Mark Crawford: Trump në pozitë për të fituar, u shfaq shumë pozitiv..

Zaloshnja: Vetëm nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme, Trump e ka të sigurt fitoren

Nesho: A vazhdon Rama të mendojë se Trump është turpi i civilizimit?

Nesho: Sulmi avantazhon politikisht Trump, ia rrëzoi gjithë platformën elektorale Biden

Çollaku: Sondazhet para atentatit e nxirrnin Trump në avantazh, sulmi e galvanizon elektoratin

Milo: Atentati erdhi si produkt i brendshëm i tensionit dhe konfliktit të politikës amerikane

Çollaku: Plani i atentatit është i mirëmenduar, jo akt vetmitar i një të çmenduri