Bota

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton me 23 maj rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton me 23 maj rezolutën
 

SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të diskutojë rezolutën për Srebrenicën me 23 maj, thuhet në faqen e këtij institucioni në internet. Sesioni do të fillojë në orën 16 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe miratimi i rezolutës kërkon shumicën e thjeshtë të votave, që do të thotë 97 nga 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Në tekstin e projekt rezolutës, të cilin e ka parë Zëri i Amerikës, thuhet se “viti 2025 shënon tridhjetë vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin humbën jetën të paktën 8,372 veta, mijëra u zhvendosën dhe familjet dhe komunitetet u shkatërruan”.

Në tekst thuhet se Asambleja e Përgjithshme Vendos të caktojë 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë, që do të festohet çdo vit.

Në tekstin e Rezolutës të propozuar fillimisht nga Gjermania dhe Ruanda, mes tjerash dënohet çdo përpjekje për të mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe për të madhëruar figurat e atyre, që janë dënuar për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Ajo gjithashtu thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë dhe vazhdimin e përpjekjeve për të nxjerrë para drejtësisë autorët e këtij krimi.

Më 11 korrik të vitit 1995, më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë boshnjakë u ekzekutuan nga forcat e serbëve të Bosnjës në Srebrenicë. Masakra e cila ndodhi një javë pasi Srebrenica, që ishte shpallur nga Kombet e Bashkuara si zonë e sigurt u sulmua nga forcat serbe të Bosnjës, është vlerësuar si mizoria më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe ai ushtarak Ratko Mladiç, janë dënuar më burgim të përjetshëm nga Gjykata e OKB-së për krime lufte në ish Jugosllavi, për krime lufte dhe gjenocid në Srebrenicë. Përveç tyre më shumë se 50 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet heqje lirie për gjenocid dhe krime në atë qytet.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e konfirmoi në vitin 2007 se në Srebrenicë është kryer gjenocid, duke theksuar gjithashtu se Serbia dështoi ta parandalojë atë.

Por, Beogradi, i cili e quan masakrën e Srebrenicës si një krim të përmasave masive, kundërshton cilësimin e saj si gjenocid. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se do të shkojë në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme.

"Do t'u jap përgjigjen që meritojnë. Ata që e bëjnë këtë në Nju Jork do të kenë shumë dhimbje koke, ndërsa neve na dhemb zemra dhe shpirti”, tha ai.

Serbia e mbështetur nga Rusia ka kërkuar tërheqjen e rezolutës, duke theksuar se me të populli gjerb do të shpallej gjenocidal. Misioni i Serbisë në OKB, tha në një letër se Beogradi nuk është këshilluar për përmbajtjen e projektrezolutës e cila sipas tij, shkakton tensione në rajon dhe përçarje mes anëtarëve të OKB-së.

Në një reagim të nënshkruar nga përfaqësuesit e përhershëm të Gjermanisë dhe Ruandës në Kombet e Bashkuara, të cilin e ka parë Zëri i Amerikës, thuhet se Serbia u ftua vazhdimisht dhe shprehimisht të angazhohej rreth dokumentit.

“Çdo propozim i Serbisë për të ndryshuar tekstin e projekt rezolutës do të trajtohej shumë seriozisht”, thuhet në letër.

Projekt rezoluta, thuhet më tej, përdor termin "gjenocid" në një kontekst ligjor, në përputhje me vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ai nuk vë në shenjestër Serbinë, një shtet anëtar i respektuar i kësaj organizate, dhe as nuk nënkupton ndonjë faj kolektiv ndaj shteteve, entiteteve apo grupeve”.

Sipas nënshkruesve të letrës, rezoluta synon bashkimin dhe jo përçarjen, ndërsa u bëhet thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së ta mbështesin atë “duke dërguar kështu një mesazh të fortë për kujtim dhe kundër mohimit të gjenocidit”.

BE: Nuk ka vend në bllok për mohuesit e gjenocidit

Bashkimi Evropian tha se cështja nëse kishte apo jo gjenocid në Srebrenicë nuk është një çështje e mendimit por e vendimit të trupave gjykues ndërkombëtar dhe çdokush që përpiqet ta vë në dyshim nuk ka vend në Evropë.

Zëdhnësi i Bashkimi Evropian Peter Stano, tha të martën se blloku “nuk do ta tolerojë askënd në mesin e vendeve anëtare, që përpiqet ta mohojë dhe relativizojë gjenocidin, apo që përpiqet të madhërojë kriminelët e luftës dhe ky është një mesazh që ne i përcjellim të gjitha vendeve që dëshirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Presim nga të gjithë aktorët politik në Ballkanin Perëndimor të përmbahen nga çfarëdo veprimi dhe retorike që mund të vë në pikëpyetje aspiratat e tyre dhe që mund të shihet si mohim i ngjarjeve të tmerrshme që kanë ndodhur në Srebrenicë”.

Ndonëse rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk janë detyruese, interpretohen si dokumente me peshë politike dhe pasqyrojnë pikëpamjet e vendeve anëtare të atij mekanizmi për çështjet e përfshira në rezolutat e miratuara.

asambleja e përgjithshme e okb

Open Youtube

Paralajmërimi i Bajramit: Metamorfoza s ka mbaruar ende, në dosjen e SPAK emra politikanësh

Paralajmërimi i Bajramit: Metamorfoza s ka mbaruar ende, në dosjen e SPAK emra politikanësh

Deklarata bombë: A e ka marrë Rama, Durim Bamin në avion për ta çuar te McGonigal

Kush e ka radhën për arrestimet e bujshme? Flasin panelistët në Open

“Berisha në arrest për firma,Rama hedh firma përditë”,Lubonja:Ramiz Alia futi në burg Nexhmie Hoxhën

Përballja e Dumanit me Nokën në Komisionin e Ligjeve, Zekthi: Noka në konflikt interesi sepse...

A e ka marrë Rama-Durim Bamin në avion për ta çuar te McGonigal? Peka: Nëse e bën SPAK këtë...

“Avdylët edhe nga burgu do marrin pjesë në fushata elektorale”,Peka: Kanë paratë dhe ushtarët e tyre

A pati dekonspirim operacioni i SPAK? Flet gazetari Armand Bajrami

“Dumani, Ndoka, do bëjnë vota për PS në 2025”/ Sulo kapet me Adriatik Lapajn

Lubonja: Sot nuk ka budalla në botë që nuk e di që në Shqipëri po pastrohen paratë e krimit

Vetting zbulon skandalin në Lushnjë/ Ish-kinemaja u privatizua me dokumente false

Operacioni i SPAK/Lubonja: Dumani e pranoi vetë, ka hyrë leku në kazino, në blerje apartamentesh etj

Zekthi-Sulos: Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është në atë nivel sa ta kapi Rama prej veshi

Aksioni i SPAK/ Zekthi: Ky është sukses! Shqipëria 30 vjet që vidhet. Kjo punë nuk “shkokolepset”...

“Arben Ndoka u fut në parlament nga Rama”/ A po fut të vetët në burg? Flet Avenir Peka

“7 grupe kriminale janë 1/8 e shtabeve zgjedhore të PS”/ Peka: Lidhjet e politikës me krimin janë...

Operacioni revanzhi/ Sulo: Këta kriminalë janë kontraktuar nga Rama dhe PS për zgjedhje

A po ndërpret SPAK lidhjet e botës kriminale me politikën? Lapaj: Prerja e këtyre fijeve është...

“Sot drejtorët i japin tendera vetes”, Balliu: Edi Rama ndërtoi në Shqipëri sistemin e të fortit

“Dumani nuk kontrollon dot të gjitha ndërtimet”, Kikia-Hoxhës: SPAK duhet të parandalojë, jo të...

“Valter Bami u arrestua dhe doli për disa muaj”, Balliu-Baçit:Pse i la SPAK-u të arratisen në Dubai?

Baçi debat me Hoxhën: Dumani ishte i prerë, të ndalohet bashkëpunimi i policisë me kriminelin

“Policët kanë 500 euro kapelen dhe 400 mijë lek rrogën”, Balliu debat me Kikian: Ne flasim, por...

“SPAK-u nuk ka 5 ‘spiderman’ që të shpëtojë njerëzimin”, Kikia: Mafia të vret, duhet të kishin...

“Puna e Dumani lë për të dëshiruar”, Hoxha: Nuk ke asnjë njeri të arrestuar për çështjen e..

S'ka ndodhur kurrë që krimineli të bëhët deputet/Balliu:Ky do bëjë takim me diasporën në Dubai se...

"Nuk kanë qytetarët hallin e Berishës", Balliu-Kikias: Të kthehen paratë e vjedhura dhe...

"T'i hetojë, nuk jemi kundër ligjit", Hoxha-Baçit me tone të larta: Turp për qeverinë,për gjykatësen

“Kushtetuta është sfiduar”, Hoxha për dëshminë e Dumanit: Nuk e kemi marrë për “playboy”, por…

“Hetojnë 3 vjet Berishën pa akuza”, Balliu: Është ç'ështje e demokracisë e shtetit jo e partisë sonë

Baçi: Opozita po merret vetëm me çështjen Dumani-Berisha/ Balliu: Ne i kemi denoncuar para se SPAK..

Debatet mes përfaqësuesve të opozitës dhe Dumanit/ Kikia: Jo çdo gje përmes burgut...

5 orë para deputetëve, Mesazhet kryesore të Altin Dumanit/ Drejtësia nuk mund të sfidohet...

Negociatat për 40 mijë punëtorë të huaj/ Ekspertët përplasen ashpër: Në vend ka 75 mijë të papunë

Pse punësoni njerëz të pakualifikuar? Sejdarasi: Problemi më i madh i profesioneve është arsimi

“Sot të rinjtë nuk lexojnë”, Çuçi: 70% kërkojnë të punojnë në shtet sepse duan lehtësi

Teliti me tone të forta: 1.2 miliard euro shkuan për tendera në vend që të shkonin për vende pune

Pse arritëm në këtë pikë? Teliti debat me Zekjan: Mua më intereson që të punojnë të gjithë

Kush i siguron të drejtat e emigrantëve? Sejdarasi: Nuk kemi studim të mirëfilltë për kërkesat e...

Rritja e tatimit mbi fitim është 1.2 miliard euro/ Teliti: Duhej të aplikoheshin skemat e trajnimeve

Debat në studio, Zekja-Çuçit: Në Shqipëri 90 mijë njerëz qe marin ndihmë sociale,nuk duan të punojnë

“Jam i kënaqur me 600 mijë lekë”, Zekja: Mbas pandemisë çështja puntorëve është bërë si vaksinat

Debat në studio, Guxholli-Zekjas: Pse nuk i keni rritur rrogat, që mos merni puntor nga Nepali

Guxholli:Ç’farë duhet bërë për të mbajtur popullin të punojë këtu? Qeveria duhet të mari masa

“74 mijë njerëz të papunë në Shqipëri”, Sejdarasi: Nuk kanë dëshirë të punojnë në këtë sektor...

Dorëzohet biznesi vendas/ Shteti Shqiptar pritet të marrë 30-40 mijë punonjës të kualifikuar

Balluku në SPAK, Sefa: Zv/Kryeministrja do kthehet sërish, dosja s'mbyllet vetëm me drejtorët

Atentate dhe aleanca, kush janë politikanët e lidhur me grupet kriminale në dosjen Metamorfoza 3