Aktualitet

“Ta lemë të vrasë Kapllanin e Çollakun, pastaj i fusim plumbin”/ Plani për të vrarë Eljo Bitrin - “Delja”, survejoi Çollakun, por në atë atentat iu vra vëllai

“Ta lemë të vrasë Kapllanin e Çollakun, pastaj i

Eljo Bitri, i arrestuari në Holandë dhe më pas ekstraduar në Belgjikë, si person i dyshuar se ka marrë pjesë në vrasjen e Arjan Spahiut (Arjani i Vogël), rezulton të ketë qenë në planet e Mikael Kamamit dhe Arzen Mama për t’u ekzekutuar.

Në dosjet penale të regjistruara në SPAK, Eljo Bitri, shfaqet me pseudonimin “Delja” dhe ka shërbyer për dy kampet kundërshtare si vrasës me pagesë.

Por sipas bisedave të muajit Gusht 2020 të zhvilluara në aplikacionin “Sky” mes Mikael Kamamit dhe Arzen Mama, Bitri nuk shfaqte siguri dhe besnikëri për anëtarët e grupit. Ndaj qëllimi i tyre ishte ta përdornin për disa vrasje dhe më pas ti fusnin plumbin dhe atij.

Kamami, Arzen Mama dhe Talo Çela, kishin afruar në grupin e tyre Eljo Bitrin, që nga ngjarja e masakrës së Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona.

Bitri është përdoruar nga grupi në vrasjen e Ervis Kapllanit në Kavajë, Endrit Alibej, si dhe sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut, Rigers Spahiut dhe Ardjan Çollakut.

Por në fakt, siç del dhe në dosje, qëllimi përfundimtar i tyre për Eljo Bitrin ka qenë vrasja e tij, dhe një gjë e tillë do realizohej pasi Bitri të shfrytëzohej nga anëtarët e grupit për realizimin e dy vrasjeve, atë të Klevis Kapllanit dhe Ardjan Çollakut.

Një fakt i tillë del në bisedën e 27 Gushtit 2020, kur Arzen Mama bisedon me Mikael Kamamin, duke i thënë se personi “Sinaballa” duke nënkuptuar Klevis Kapllanin, ka vetëm 3 ose 4 hyrje në fshat. Ndërsa vila që i është treguar, nuk është shumë larg nga rruga.

Mikael Kamami, i shkruan Arzen Mamës se po presin “Delen” Ejo Bitrin të mbarojë këtë Klevis Kapllanin dhe Ardjan Çollakun, ti heqin nga qarkullimi, ti pastrojnë dhe më pas do vrasin dhe personin që i referohet me pseudonimin “Delja” që është Eljo Bitri.

Por Arzen Mama ia kthen Eljo Bitrit duke i thënë: ”...mos bëj plane e lale prit një herë, të mbaroj një herë këto ky...”.

Eljo Bitri pasi ka kryer vrasjen e Klevis Kapllanit dyshohet se ka shërbyer dhe si vrojtues për të vrarë Ardjan Çollakun në Elbasan.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Tetorin e vitit 2021, ku në këtë muaj në familjen Bitri ka ndodhur një tragjedi. Pasi gjuajtësit e kontraktuar nga Kamami dhe që informoheshin në kohë reale mbi lëvizjet e Ardian Çollakut nga Eljo Bitri, kanë vrarë jo vetëm Ardjan Çollakun por edhe vëllain e Eljo Bitrit, Lulzim Bitri, të cilët sapo kishin dalë nga ambientet e një lokali, fare pranë një karburanti.

Siç del në dy dosjet e SPAK, Bitri qëndronte dhe kishte miqësi me anëtarë të klanit “Çopja”, duke punuar për Mikael Kamamin dhe Arzen Mamën, si vrasës me pagesë.

Por njëherësh Bitri ka shërbyer si gjuajtës me pagesë dhe mbante kontakte shoqërore dhe me brigadierin e vrasjeve Nuredin Dumani, që vepronte nën urdhrat e Erjon Alibejt dhe Arjan Spahiut.

Me urdhëresat e lëshuara dhe financimin nga dyshja Alibej-Spahiu, Nuredin Dumani ka deleguar urdhëresën tek Eljo Bitri, i cili së bashku me Henrik Hoxhën, kanë vrarë në Durrës Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë.

Njëherësh, Eljo Bitri së bashku me Henrik Hoxhën dhe Skerdi Tasin, vendosën tritolin në shtëpinë e Talo Çelës në Bradashesh, duke shkatërruar pjesërisht objektin.

Por tashmë Eljo Bitri është kthyer në bashkëpunëtor i prokurorisë së Belgjikës, pasi prokurorët e këtij shteti e akuzojnë atë së bashku me Franc Çopjan dhe Mikael Kamamin, kanë organizuar dhe vrarë Arjan Spahiun në vitin 2020 në Molenbek të Belgjikës.

Sipas dosjes hetimore në datën 14 shtator 2020, në orën 18:30, Eljo Bitri bisedon me Mikael Kamamin të cilit i shkruan se:

“…Vëlla u kryyy, vëlla u kryyy…”, pra e njofton se e ka kryer vrasjen e Klevis Kapllani, i cili është gjetur mëngjesit e ditës pasardhëse.

Pak para se të vritej Klevis Kapllani, ka qenë duke biseduar në “Sky” me Nuredin Dumanin, i cili e ka orientuar për të mbajtur një makinë që do përdorej më pas në një vrasje të Bujar Çelës. Vrasësi i shokut të ngushtë të Nuredit Dumanit ishte Eljo Bitri shoku i ngushtë i Nuredinit.

Eljo Bitri, i dërgon mesazh Mikael Kamamit, një foto attachment të shkrepur nga brenda një makine me drita të ndezura në rrugë, e cila duket në ecje. Duhet të jetë momenti i largimit nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të komunikimeve ndërmjet tyre Eljo Bitri i shpjegon Mikael Kamamit, dinamikën e zhvillimit të ngjarjes dhe veprimeve të kryera para dhe pas ngjarjes.

Eljo Bitri shpjegoni se, personi që i referohet me pseudonimin "Miku", ka lyer motorrin, ndërsa armët ka fshehur në një ferrë. Kanë pikasur Klevis Kapllanin (objektiv i atentatiti), i cili ka dalë te kafja. Më pas Eljo Bitri së bashku me "Qerosin" kanë ikur dhe kanë marrë armët, ndërsa "Mikut” ia ka kërkuar motorin për ti dala para te rrugica.

Më pas, sapo është afruar Klevis Kapllani, Eljo Bitri e ka qëlluar, ku i shkruan: “…ai vjen edhe e musha plot për pak me iku vlla u pengova dhe më ka humb pistoleta…”.

Nga biseda kuptohet dinamika e ngjarjes ku ekzekutor është vetë Eljo Bitri, ndërsa ndihmës ka pasur "Qerosin", i cili i ka pritur me makinë dhe një person tjetër që i referohet si "Miku". Për vrasjen ka përdorur një armë "Tomson" me të cilën e ka qëlluar viktimën 5 herë në gjoks, ndërsa një armë tjetër tip "pistoletë” që ka pasur me vete i ka rënë në vendngjarje pasi është penguar dhe i ka rënë.

Bëhet fjalë për një pistoletë tip “Glock” që është gjetur në vendin e ngjarjes nga policia e Kavajës, por aty nuk janë gjetur gjurmë gishti pasi Eljo Bitri e kishte pastruar.

Eljo Bitri i shkruan Kamamit, se i kishte zënë rrugën viktimës me disa ferra para, të cilat ia kishte vënë si pengesë.

Pas vrasjes armën e ka hedhur në një kanal rrugës teksa janë larguar nga vendi i ngjarjes, ku kanë kaluar edhe një vend ku sipas tij kishte ndodhur një aksident me makina.

Ndërsa motorin e ka hedhur “…ke Sakati…”, afër “…Sakatit…”.

Nga konteksti i kësaj bisede motorin mund ta ketë hedhur afër zonës ku banon shtetasi Aldo Baho, me qëllim krijimin e dyshimeve se vrasja është bërë nga grupi i “Sakatit”.

Më tej në datën 14 shtator 2020 rreth orës 19:00 Mikael Kamami i shkruan Arzen Mama, një mesazh me këtë përmbajtje duke i thënë:

“…mbaroj laleeee, iku në p***dh të robve, ai që gjujti tek “Ili””.

Gjithashtu Mikael Kamami bisedon me Leon Ramanin në datën 17 shtator ku i dërgon një foto të Klevis Kapllanit dhe më pas o dërgon disa mesazhe.

Kamami: Ky e vrau dajën lali

Ramani: Po e kuptova, për shpirt të dajës

Kamami: Edhe ja marova Lali, ja musha trupin komplet

Ramani: Po të gënjejta Lali K.

Kamami: Ky gjujti 5, po i futa 15, tani e kanë rradhën të tjerët.

Open Youtube

"Je i burgosur. Opozitë me kulla!" Përplasja në Kuvend shkakton debat në OPEN

"Je i burgosur. Opozitë me kulla!" Përplasja në Kuvend shkakton debat në OPEN

SPAK dhe Kushtetuesja refuzuan komisionin “Xhafaj”, Zhupa: E përdori si kartë elektorale për...

“Nga një i korruptuar tek tjetri, nga Rama te Berisha”/ Lubonja: Rotacioni dhe demokracia si...

Skenari i PD, Berisha kryeministër, Noka ministër i Brendshëm/ Flasin të ftuarit në “Open”

Protesta e 7 tetorit/ Çfarë prite të sjellë? Ja analiza nga panelistët

Përplasen Bardhi me Hitajn: Rri i qetë se del blof! Kur e ke dëgjuar emrin tim për korrupsion

“Gjyqtarët që marrin vendime si në kohën e regjimit”/ Lubonja: Ku të fal Rama, ai ku të të hajë

“Sistemi që ka ndërtuar Rama ka pësuar një mutacion”, Lubonja: Tirania po bëhet më e fortë!

“Kërkojmë qeveri teknike”/ Zhupa dhe Bardhi përballë gazetarëve: Duam që të...

Kikia: Nuk ka nevojë për kaq shumë gjimnastikë me karrige dhe zjarre, por...

Hitaj: Noka nuk është paqësor! PD nuk ju dhimbs Salianji apo një vendim i Gjykatës që...

Bardh Spahia për kaosin në Kuvend: Ky është skaneri i gjendjes në Shqipëri! Goditje ndaj...

“Ne nuk jemi turmë”/ Ina Zhupa: Hajdutët të futen dhe të ndershmit jashtë, ky nuk është...

“Nuk ka bir k*rve që më ndalon mua të futem në Parlament”/ Përplasja e Nokës me...

Çfarë ndodhi sot në Kuvend/ Nga përplasja fizike e deputetëve te djegia e manekinëve

"Izraeli, gati thikën për Turqinë", ekspertët debat për Lindjen e Mesme: Netanjahu, mbret

Debati Walz-Vance/ ish-ambasador Berisha: 'Demokracia amerikane ka të ardhme, më pëlqyen tezat e...

Kush e fiton debatin Walz-Vance në SHBA? Zhulali: Vance fitoi zemrat e elektoratit, bëri kontrast..

Fuqia ushtarake/ Izraeli apo Irani, kush do të fitonte në rast lufte?

“Shpallja non-grata e kreut të OKB, vendim i nxituar”, Berisha: Izraeli tregon arrogance sepse…

"Ose ndryshon loja, ose bie perëndimi", Osmani: Izraeli po e vë në vështirësi Amerikën

“Shpallja non-grata e kreut të OKB është një çmenduri”, teologu Kera: S'mund të presim që Izraeli...

Kush e fiton luftën Izrael-Iran? Teologu Kera: Nuk do të ndalojnë derisa ti kthehen besimit të...

“Izraeli sulmohet nga të gjitha krahët”/ Zhulali: Sulmi iranian jolegjitim. Edhe në Gaza u shkaktua…

"Plani i madh është të shpallë veten mbret i Lindjes së Mesme,” Osman: Sot në Izrael e pamundur...

“Po ndodh një riformatim i Lindjes së Mesme”, orientalisti Bega: Luftën po e vuajnë më tepër civilët

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, ish-ambasadori Berisha: Izraeli dhe Irani nuk do të guxojnë të…

“Kemi hyrë në zonën e rrezikut të madh”, eksperti Osmani: Izraeli do godasë Iranin

Sulmi ndaj Izraelit, iranianët festuan në rrugët e Teheranit me flamujt e Hezbollahut

Çfarë fshihet pas konflikteve Izrael-Iran? Flet në ''Open'' Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

"Kokaina po hyn në Durrës!" Denoncimi në studio: "SPAK të reagojë tani!" DEA zbarkon në Tiranë

Përgjimet e SKY ECC, Beçi: Shqiptarët do çuditen, krimi i organizuar ka ndërhyrë në...

Çështjet e nxehta në SPAK, gazetari: Dosja e Metës mund të kalojë për gjykim së shpejti, Berisha…

OPEN transmeton pamjet ekskluzive nga sulmi i Iranit! Pritet përgjigja e Izraelit. Bota në alarm

Deputetët në SPAK pas tensioneve në Parlament, Soko: Opozita duhet të kallëzojë mazhorancën për...

"Dosjet e nxehta që SPAK ka në duar" Kasapi: SPAK ka impakt tek politikanët e korruptuar dhe...

DEA amerikane, zyrë në Tiranë, Kasapi: instrument i fortë për ti dhënë Shqipërisë atë që i nevojitet

A do të përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme? Flasin ekspertët në ''Open''

''Deshtim total në luftë kundër trafikut të kokainës" Beci: Shqipëria, problem i madh për DEA-n

"Kokaina po hyn në mënyra të ndryshme" Kasapi: shqetësuese, pse nuk ka më lajme që po kapen...

Paralajmërim për konlikt të gjerë në rajon? Eksperti Shipoli: Situata mund të dalë jashtë kontrollit

"Irani ishte i detyruar të përgjigjej për të mos dalë nga loja",Tafani:Izraeli pritet të godasë në..

Irani, aktor destabilizues në Lindjen e Mesme, eksperti i sigurisë: Netanyahu nuk ka strategji të..

Lajmi i fundit për sulmin e Iranit ndaj Izraelit/ Gazetarja e VOA jep informacionet në "Open"

"Mos më ndërprit! E ke gabim", përplasja në studio për flakët në Kuvend. Reagon Rama / OPEN

“Pa rotacion s’ka shëndet politik”, Lela: Politikanët të mësohen se nëse ka gabime “u hiqet fisha”

Zekthi: Rama sot është pakicë në Shqipëri, ja ku qëndron problemi me opozitën...

Zekthi: Rama totalisht jashtë funksioneve të veta, kryeministri s’ka detyrë të poshtërojë njerëzit