Aktualitet

Lufta kundër kultivimit të kanabisit, Proda: Shkodra është qarku me riskun më të lartë, mbi 100 mijë bimë të asgjësuara

Lufta kundër kultivimit të kanabisit, Proda: Shkodra është

TIRANË- Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka marrë pjesë në një konferencën me Departamentin e Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Italisë, për luftën kundër kultivimit të kanabisit, gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së tij në konferencë, Proda u shpreh se lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet për Policinë e Shtetit.

Ai tha se ky është një objektiv, i cili kërkon angazhim të përditshëm, koordinim, transparencë dhe vendosmëri. Në fund, Proda tha se qarku i Shkodrës mbetet qarku me riskun më të lartë për kultivimin e lëndëve narkotike. Në lidhje me këtë tha se janë asgjësuar 105 591 bimë narkotike.

Është kënaqësi dhe përgjegjësi profesionale të jemi sot, së bashku, në këtë konferencë të rëndësishme, e cila prej shumë vitesh përfaqëson një nga modelet më të suksesshme të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve italiane. Lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet strategjik për Policinë e Shtetit, shqiptar, si dhe një objektiv që kërkon angazhim të përditshëm, koordinim, transparencë dhe vendosmëri. Partneriteti ynë me autoritetet italiane ka qenë vendimtar në këtë betejë dhe rezultatet e përbashkëta janë prova më e qartë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në këtë fushë. Organizimi i kësaj konference me partnerët italianë, për të evidentuar rezultatet e përbashkëta në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, nuk është thjesht një traditë apo një analizë formale, por është analizë pune e përbashkët dhe vlerësim kontributesh. Policia e Shtetit ka punuar intensivisht për përmbushjen e prioriteteve të dokumenteve strategjike dhe Planit të Veprimit për vitin 2025. Ky plan synoi parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të narkotikëve, përmes operacioneve të koordinuara qendrore dhe vendore, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, si dhe angazhimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të dhënë informacion. Sensibilizimi i qytetarëve dhe i komunitetit ishte prioritet. Gjatë vitit 2025, u zhvilluan 812 takime me pjesëmarrjen e 16 885 qytetarëve dhe me angazhimin e 2955 punonjësve të Policisë. Institucionet arsimore dhe aktorët lokalë kontribuuan në mënyrë aktive në këto iniciativa. Kontrolli i territorit dhe përdorimi i teknologjisë ishin faktorë kyç për arritjen e rezultateve pozitive në parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Deri më 31 tetor 2025, Policia e Shtetit kreu 217 119 kontrolle në 330 431 orë shërbimi. Objektet e kontrolluara përfshinë: sera, magazina, shtëpi të braktisura, tunele dhe ambiente të hapura. Për vitin 2025, përdorimi i dronëve u rrit në 76 pajisje. Sistemi elektronik “GIS-NARKOTIK” ofroi të dhëna më të plota dhe raporte analitike për ndjekjen e kultivimit të kanabisit. Një ndihmesë të madhe për terrenet mjaft të vështira na dha Ministria e Mbrojtjes, me vënien në dispozicion të helikopterëve, me qëllim transportimin e forcave policore në ato zona ku ishte e pamundur të shkohej me këmbë. Gjej rastin të falënderoj Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Kingjin. Ne nuk u mjaftuam vetëm me kontrolle, nga toka apo nga ajri, as me prishjen e fidanëve apo bimëve kanabis të mbjella, por u punua me vendosmeri nga strukturat e Policisë kriminale për sigurimin e informacionit policor dhe për nisjen e hetimeve proaktive.

Në këtë kuadër, përgjatë 10-mujorit të këtij viti u siguruan 6 917 informacione policore, për kultivimin e bimëve narkotike dhe filluan 104 procedime proaktive. Një punë e mirë parandaluese u bë dhe në drejtim të goditjes së posedimin/shitjes së farave të kanabisit, si rezultat i së cilës në 16 raste u sekuestruan 10 798 fara. Lufta kundër këtij fenomeni u intensifikua dhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së tentativave për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, në ambiente të mbyllura, duke evidentuar dhe shkatërruar 10 ambiente të përgatitura me llamba që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike, si dhe 3 ambiente në tentativë për t’i përshtatur për këtë veprimtari kriminale. Për këto raste janë arrestuar dhe proceduar 31 shtetas, mes tyre edhe punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Siç e theksova dhe në fillim, lufta ndaj këtij fenomeni nuk bëhet e vetme. Bashkëpunimi ndërkombëtar, sidomos me Guardia di Finanza, prej shumë vitesh ka dhene rezultate shumë pozitive. Gjatë 10-mujorit të vitit 2025 janë evidentuar dhe asgjësuar gjithsej 203 960 bimë kanabisi, nga të cilat 106 894 bimë të evidentuara nga monitorimi ajror dhe 97 066 të evidentuara nga kontrollet e territorit, nga strukturat e Policisë së Shtetit. Nga analiza e bërë, dhe këtë vit qarku i Shkodrës mbetet qarku me risk më të lartë, me 105 591 bimë të asgjësuara. Njëkohësisht, nga strukturat e Policisë së Shtetit janë evidentuar dhe asgjësuar në fazë fillestare, 17 447 fidanë të dyshuar kanabis. Të nderuar pjesëmarrës,strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kanë evidentuar 580 raste kultivimi me 191 shtetas të implikuar, nga të cilët 106 janë arrestuar, 36 janë ndaluar, 17 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 32 janë shpallur në kërkim.

Po t’i krahasojmë këto rezultate, me të njëjtën periudhë të vitit 2024, përgjatë 10-mujorit të vitit 2025 kemi ulje me 132 raste kultivimi, 58 317 bimë narkotike më pak dhe 71 873 fidanë më pak.Kemi rritje të procedimeve penale, me 7 autorë kultivimi më shumë dhe 60 punonjës të proceduar për shpërdorim detyre, më shumë. Integriteti dhe vendosmëria e Policisë kanë qenë themeli i suksesit tonë. Përgjatë këtij viti u proceduan penalisht 163 shtetas për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit (kryetarë fshatrash, administratorë, punonjës të OSHEE-së, inspektorë të pyjeve etj.). Për vitin që vjen puna do të nisë menjëherë, duke zhvilluar analiza të hollësishme të rasteve të evidentuara, për zbardhjen e rasteve të pazbuluara përgjatë këtij viti, identifikimin dhe kapjen e autorëve, evidentimin dhe mbajtjen në kontroll të shtetasve me precedent kriminal me këtë tendencë, si dhe forcimin e bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, padyshim dhe me qytetarët. Gjithashtu, do të punohet intensivisht për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, nëpërmjet llambave, identifikimin dhe arrestimin e individëve dhe grupeve që importojnë fara, si dhe të financuesve të kësaj veprimtarie kriminale. Në përfundim, dua të theksoj se Policia e Shtetit mbetet plotësisht e përkushtuar për të rritur më tej rezultatet dhe për të minimizuar çdo tentativë për kultivim të kanabisit. Vendosmëria jonë është e qartë dhe e palëkundur. Ne do të vazhdojmë të investojmë në teknologji dhe në forcimin e bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, në veçanti me Policinë italiane dhe me GDF-në që kryen monitorim nga ajri, sepse kjo është rruga e vetme që garanton sukses afatgjatë. Shpreh mirënjohjen time për qeverinë italiane, për Ministrinë e Brendshme të Italisë, Bashkimin Europian, ambasadën italiane në Tiranë, Guardia di Finanza-n, si dhe për të gjithë kolegët që kontribuojnë në këtë partneritet të rëndësishëm./

 

Open Youtube

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

“Mos e banalizo, u fut në burg se nuk pagoi…” Hila- Lubonjës: Ti do Ramën në burg, por nuk ka...

Debat në “Open” për Himarën/ Lubonja: Burgosi Belerin 3 ditë para zgjedhjeve kurse Melonit i fali ..

"Kush është më i forti fiton",Lubonja: Elvis Roshi ishte njëri që kishte para droge..

“Opozitë e dobët karshi provokimeve të Ramës”, Flogert Muça: Në darkë pastaj shqetësohen për...

Analistët debat në “Open” për gjuhën e Ramës/ Zekthi: Prej ’90 përdor gjuhë demoralizuese

“Nuk flas me kulla, por emra dhe mbiemra”, Muça- Lubonja: Krimin e organizuar e ka kapur...

“Plehra, kazanë dhe kënetë…”, Lubonja: Rama përdor gjuhën e denigrimit, e ka më kollaj kur sulmon

Ashpërsohet gjuha e fushatës/ Hila në “Open”: Berisha nuk ka ndryshuar, i ka hyrë edhe në...

Rama apo Berisha? Kush fiton pikë nga fyerjet dhe bullizmi në fushatë

Koalicionet qeverisëse pas 11 majit, Topalli: PD e hapur me të përveç Bashës dhe Alibeaj

Topalli: Berisha e fitoi betejën me non-gratën kur mori partinë brenda 2 javësh

Koalicionet qeverisëse ,Topalli:PD e hapur me të gjithë partitë opozitare, përveç Bashës dhe Alibeaj

“Në Shkodër PS nuk merr mandat më shumë”/ Jozefina Topalli: PD ka shansin të qeverisë pas 11 majit

“Diaspora ka potencial për rotacionin politik në zgjedhjet e 11 majit”, Topalli: Votat e tyre mund

“E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët”, Topalli: 1 mln njerëz u larguan

“Reforma në Drejtësi po mbështetet nga qytetarët”, Blendi Gonxhja flet për arrestimin e Veliajt

Kandidat për bashkinë e Tiranës? Blendi Gonxhja: Do të ishte shpërqëndrim nga ajo çfarë po bëj

“Objektivi ynë është një turizëm që paguan më shumë”, Gonxhja: Duhet të punojmë për një ofertë

“Nëse nuk provohet fajësia, janë të pafajshëm”/ Gonxhja: Ja pse një pjesë po përballen me drejtësinë

"Shërbimet online donin mbi 2 mandate e shumë punë", Gonxhja: Kur e morëm pushtetin në 2013...

“Dolëm nga errësira pas ’90 ,”/ Blendi Gonxhja: Premtimet tona për mandatin e katërt...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: BE e gatshme për Shqipërinë

"Banesat e termetit falas, ndër të paktët që i ndamë", Gonxhja: Mbyllëm me sukses 80% të rindertmit

“Rindërtimi i suksesshëm, por jemi vetëm në këtë proces”/ Gonxhja: Mungon komunikimi me ...

"PS ka si rregull, mos të bëjmë zhurmë në rrugë"/ Gonxhja ndan ngjarjen nga Kavaja: Vendosen një...

Si po organizohet fushata nga PS? Gonxhja: Rregullat janë të qarta, duhet koordinim mes kandidatëve

"Pjesëmarrja e diasporës, risi hsitorike", Gonxhja: Fushatë pozitive, ja si komunikojmë me qytetarët

Beteja elektorale e Tiranës, Gonxhja zbulon objektivin e PS: Synojmë 20 e më shumë mandate

Premtimi i PS për pasaportën evropiane, Gonxhja: Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh

???? “Disa prej partive të reja krijim i Veliajt”, Noka: Kontrata me LaCivita deri në fund të 2025

???? Open | “Rama si Enveri, mbi partinë”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

"Votoni numrin 1", Noka jep mesazh për të rijntë para zgjedhjeve

Noka: Kontrata e PD me LaCivita deri në fund të vitit. “Non grata” e Berishës ka rënë…

Flamur Noka në “Open”: Kam qenë kundër t’i shtrinim dorën të gjitha partive opozitare

"Nuk i njohim sondazhet", Noka: Sali Berisha kërkon në debat Kryeministrin...

Noka akuza të forta Shehajt: Vëllai jot merr tendera nga qeveria, më padit nëse..

Diaspora në 11 maj/ Dashamir Shehi në “Open”: “Tifozat” e partisë po fotografojnë votën

Dashamir Shehi në “Open”: Ftoj shqiptarët të votojnë partitë që mendojnë ndryshe

“Europa do të jetë varri i sistemit Rama”/ Shehi-Muratit: Narrativa politike të fushatës... debate

“Kandidatët tuaj ishin deputetë...”, Shehi i përgjigjet Muratit: Nuk bëhen politikanë përditë

"1/3 e listës e ka bërë një xhiro nga e majta", Murati-Shehit: A do të keni mundësi të reformoheni?

"Në 30 vite që u largova nga qeveria...", Shehi-Muratit: Ky sistem shkatërrim i demokracisë

“Nuk jemi të zhurmshmit e fushatës”, Dashamir Shehi: Jam munduar të bashkoj partitë e vogla

“Rrugë që s’ka më kthim”, Shehi: Ka ardhur dita për rebelim të elektoratit ndaj politikës

"Mos të bëjmë qorrin", Shehi i ashpër: Parlamenti ishte i doktorëve, ka kaluar tani i biznesmenëve

Çfarë po ndodh? Arrestimi i zyrtarëve të Policisë Rrugore, dyshime për vepër penale,ja çfarë thuhet

Gjakmarrje me vrasës me pagesë? Ish-drejtori i policisë: Grupet kriminale nuk e llogarisin konceptin

Ekzekutimi i Gjovalin Prendit, ish-prokurori Beci: Zanafilla e krimit, atentati ndaj të birit

“Është rikthyer Vis Martinaj?” Ish-prokurori: Po rizgjohen organizatat kriminale

Zylyftar Bregu: Vrasja në Lezhë nuk mendoj se ka lidhje me atentatin në Tiranë