![GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut të Tropojës](https://cdnimpuls.com/open.al/media3/-900-0-bb128e5f0cc9752311d55b8a604f44f5.jpeg)
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka marrë ditën e sotme vendimin pëe të lënë në arrest shtëpie kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberin. Kryebashkiaku i Tropojës iu drejtua Gjykatës me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë por GJKKO ka rrëzuae e kërkesës së Byberit.
GJKKO ka caktuar ndaj Byberit masën "arrest shtëpie" pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”, “prerje e paligjshme e pyjeve” dhe “shkatërrim i pronës”. Sipas hetimeve të SPAK, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Byberi dhe nënkryetarin e bashkisë Abedin Kërnaja, kanë shkelur ligjin në miratimin e dy vendimeve në Këshillin Bashkiak për ndërtimin e rrugëve, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 277 milionë lekësh.
Disa ditë më parë PD akuzoi Byberin se kishte thyer masën e arrestit shtëpiak. Genta Vangjeli, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD deklaroi gjatë një konference për shtyp se “Byberi, më 6 Dhjetor është paraqitur në zyrën e tij për të bërë takim me administratën e Bashkisë”. Por për Artan Lazen, avokatin e Byberit, dalja e këtij të fundit nga arresti shtëpiak është bërë me leje për të përmbushur një detyrim ligjor, kalimin e buxhetit të Bashkisë Tropojë.
Kërkuesi Rexhe Byberi me datë 14.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 654, datë 13.12.2024, vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë sigurimi më të lehtë.”, si të pambështetur në ligj dhe prova.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit.
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda afatit ligjor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 13.12.2024